Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, pas mbledhjes me drejtuesit politikë të qarqeve foli për mediat.
Sa i përket aministisë penale, kryeministri Edi Rama riktheu në vëmendje një shprehi të ministrisë së drejtësisë, sipas të cilit draftin do e votojnë të gjithë se nuk kanë ku shkojnë.
“Duhet t’i referoheni një deklarate të ministrit të drejtësisë. Amnistia është në tryezën e Kuvendit, do e votojnë të gjithë se nuk kanë të shkojnë nuk po votojnë për PS, por për një akt që parlamenti e ka bërë pa ndarje partiak.
Amnistia krijon mundësi që shteti të ushtrojë detyrimin kushtetues të lehtësimit të barrës së dënimit për të gjithë ata që duhet të përfitojnë nga ky lehtësim”, u shpreh Rama.
“Ne nuk zgjedhim persona, ne në bazë të legjislacionit shqiptar, i referohemi ofertave dhe propozimeve që na bëhen. Transforimi i Sazanit në një xhevahir të kurorës së artë të turizmit Mesdhetar, është ambicie e kahershme.
Për hir të së vërtetës e kanë pasur ambicie dhe qeveri paraardhëse. Më parë ishte e paimagjinueshme që të afroheshin investitorë të fuqishëm. Ne jemi absolutisht që kemi një propozim.
Propozimi nuk është ende në procesin e domosdoshëm ku duhet të kalojnë disa shkallë. Është bërë një aplikim në projektin AIDA. Nëse projekti përputhet me vizionin tonë dhe nëse projekti i plotëson kushtet dhe përputhet me vizionin për këtë zonë, atëherë do të çohet para”, tha Rama.