Teksa po mbahej në Kuvend interpelanca me ministrin Arben Ahmetaj, e kërkuar nga Ferdinand Xhaferaj, ka ndërhyrë edhe kryeministri Edi Rama. Ai i kërkoi Xhaferajt shprehjen e famshme të tij në fushatë, për përmirësimin e cilësisë së diellit.
“E ngritët me furi një uturi shpifjesh dhe akuzash, bëtë edhe një gjest dixhital. Keni qenë një zë me pasionin tuaj për të përmirësuar cilësinë e diellit dhe nuk e keni vënë re që përmes angazhimeve tona dhe afateve të vendosura, ka ndodhur diçka që ka tronditur gjithë botën; pandemia. Kantieret u bllokuan dhe afatet u shtynë.
Ajo që më shqetëson më shumë është aspekti që mbi ç’bazë i ngrini këto akuza për babëzi? Mbi ç’bazë? Shkollat kanë standarte. Kanë kritere. Mund të bëhen edhe qëmtime dhe hulumtime, jo si mjek popullor apo akrobat popullor cirku. Është shumë e shëmtuar që gjithë kjo përpjekje të përbaltet në këtë farë feje. Ne nuk matemi dot me ju, se nuk matet cilësua e diellit me errësirën. Do mirëprisnim çdo fakt dhe argument, jo dokrra dhe të shara si në klub.”, u shpreh kryeministri Rama.