Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me strukturat e kësaj force politike në Elbasan. E shoqëruar nga deputetët Edmond Haxhinasto dhe Endrit Braimllari, Kryemadhi komentoi arrestimin e një prej njerëzve të rëndësishëm të LSI në Elbasan, ish-drejtorin e Rrugëve, Dashamir Xhika, të cilin Apeli i Krimeve e riktheu në burg për abuzime me tenderat. Sipas Kryemadhit, arrestimi i Xhikës u bë për arsye politike, me synim goditjen e LSI në Qarkun e Elbasanit.
Dhe vetë arrestimi i Dashamir Xhikës është një goditje që bëhet për LSI-në e Elbasanit, duke pasur parasysh që struktura e LSI-së së Elbasanit është një strukturë që i doli jashtë parashikimeve Partisë Socialiste në zgjedhjet e 2017.
Ju keni qenë vetë prezent, e keni ndjerë vetë fushatën, sa agresive ka qenë dhe përveç agresivitetit që ka pasur edhe dhunës që është ushtruar ndaj njerëzve.
Dhe duke parë që nuk ja dolën dot kësaj gjëje vazhduan me presione të tjera. Ne jemi shumë koshientë për sa i përket çështjes së Z. Xhika i cili është anëtar i Lëvizjes Socialistë për Integrim, ka qenë krye koordinatori ynë për Elbasanin dhe ndalimi i tij, ne nuk marrim përsipër për sa i përket angazhimit të tij në administratën shtetërore, por jemi të bindur 100% që ndalimi i tij është bërë për arsye politike