Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monikla kryemadhi, ka zhvilluar një takim ‘blic’ mbrëmjen e sotme me strukturat e Durrësit, takim i cili vjen pas takimit me përfaqësuesit e PE.
Në këtë takim, Kryemadhi u ka kërkuar kryetarëve të organizatave dhe anëtarëve të LSI-së në Durrës që të jenë masivisht prezentë në çdo lagje, komunitet dhe derë më derë të të gjithë Durrësit.
Ajo u kërkoi atyre të forcojnë rolin e LSI-së në komunitetet e ndryshme dhe në grupet e interesit dhe veçanërisht shtresave në nevojë. Mes tjerash, ajo u shpreh se kryefjala e aksionit të LSI-së është përgatitja për zgjedhje të parakohshme
“Forca e LSI-së kanë qenë gjithmonë gratë dhe të rinjtë, ndaj dhe fokusi i punës tek ato do të jetë prioritet madhor i LSI në përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme”, tha ajo.
Ndërkohë që në këtë takim është përjashtuar me vendim kryesie deputeti Lefter Koka nga LSI, pas vendimit të tij për të mos djegur mandatet, në vend të tij është komanduar Nasip Naço. Ndërkohë që janë përjashtuar nga partia edhe kryetarja e LGI, Firdoza Izvira dhe kryetari i LRI, Arbi Shtylla.