Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi tha se do të donte që protestat të mos përshkallëzoheshin, por nga ana tjetër sipas saj është indiferenca e kryeministrit Rama që i detyron qytetarët të vijojnë betejën.
“Unë do dëshiroja mos të kishte përshkallëzim të protestave, do doja të shikojë një reagim nga PS për ta rikthyer PS-në në shinat kushtetuese, në atë kornizë të socialistëve të vërtetë, të ngritur mbi bazat e demokracisë. Përshkallëzimi nuk është mirë as për PS, as për qeverinë, as për parlamentin, dhe as për shqiptarët. Këto akoma nuk kanë filluar të kuptojnë që mosbindja civile dhe përshkallëzimi i protestave akoma nuk ka filluar.
Jemi në atë shkallë për ti thënë që shqiptarët janë të gatshëm për tu përballur dhe për t’i dhënë fund këtij genocidi heshtës që ka bërë Rama ndaj shqiptarëve. Shqipëria ka mbi 500 mijë shqiptarë të larguar, një genocid heshtës, që të gjitha kombet u janë përgjigjur me luftë. Nuk është e nevojshme të shkojmë deri atje se një i çmendur ka marrë pushtetin. Opozita nuk ka qëllim as pushtimin e godinave, as të rrugëve, opozita ka qëllim pushtimin e zemrave të shqiptarëve.
Duhet të shembim këtë sistem të kalbur, që po shkatërron edhe atë që pak ka ngelur nga historia jonë. Ne do të bëjmë cdo lloj proteste, dhe cdo lloj lëvizje politike për të sensibilizuar shqiptarët. Por jemi të përgatitur për të shkuar edhe në pikën e fundit për t’i treguar Edi Ramës që këto popull nuk e mban dot peng.
E kemi rrethuar parlamentin, na thonit pse e rrethoni pse nuk bëni mosbindje civile. Nuk është problem ta rrethojmë parlamentin, as për ta marrë, për ta pushtuar. Edhe për të bllokuar rrugët, dje ishin 5 akse sot janë 12. Javës tjetër nuk dihet çfarë do ndodhë. Është aksion jo thjesht opozite, por aksion që drejton qytetarët të marrin në dorë situatën”, u shpreh Kryemadhi.
Por Kryemadhi nuk di kryesoren si një analfabete “doktorresh” për turpin e diturisë që genocidi është gjenocid…zhdukje e njerzve për arsye etnike , fetare dhe politike dhe nuk ka genocid heshtës por genocid vrastar ashtu si i tyre në 2011 ku pasi vrau qytetarët në protestë pika e dobet dhe bashkëqeverisësi e saj dhe burrit ortak deklaroi se do të kishte vrarë mijëra nëse do kishin guxuar t’i preknin karrigen.