Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ kryetarja e LSI, ka folur për aktualitetin politik si dhe ngërçin me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, pasi ndaj 10 prokurorë ve nisi procedimi disiplinor, sepse refuzuan shortin për çështjen Shullazi.
Kryemadhi tha se Arta Marku nuk mund të caktojë prokurorë për dosjet, pasi kjo bëhet me short.
Monika në fakt nuk ka asnjë klasë shkollë për të gjykuar punën e prokuroresë, por kjo është fatkeqësia e saj, sepse nga padituria del zbuluar para opinionit për hallin që ka, dosjet në ngarkim të saj dhe burrit të saj që i ka mbuluar me pluhur shërbetori Llalla.
Ndaj sulmet e tryre groteske jashtë çdo kompetence janë vërtet përçartje e një të semure nga… frika.
Vazhdon akuzon deri sa t’i vijë dita të përgjigjet para ligjit dhe para qytetarëve për gamën e krimeve që ka kryer, madje kërcënon me burgosje, duke sulmuar edhe ndërkombëtarët si bashkëpunëtor me krimin.
Ne kemi bërë padi ndaj Arta Markut për ta ndjkur penalisht dhe ne do depozitojmë çdo padi . Për mua gjuetia e shtrigave ndaj prokurove ka qenë shantazhuse qe të asimilohej pushteti i tyre në duar të Edi Ramës. Prokuroja nuk ka kompetencë për të caktuar prokurorë për dosjet, pasi kjo bëhet me short. Kapja e reformës në drejtësi nuk sjell gjë tjetër vetëm pasiguri tek shqiptarët”, tha ajo /Ekskluzive.al