osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kryemadhi e tmerruar nga rrënimi i LSI, nxjerr paratë nga “dysheku” dhe ngre “borderonë” për rrethet

Kryemadhi e tmerruar nga rrënimi i LSI, nxjerr paratë nga “dysheku” dhe ngre “borderonë” për rrethet

Lëvizja Socialiste për Integrim e themeluar nga Ilir Meta dhe tani me drejtim të deleguar brenda familjes nga bashkëshortja Monika Kryemadhi, po shënon gremisjen më të madhe në histori.

Monika ia ka dalë që ta rrënojë LSI-në që në bazë dhe superstrukturë, duke e kthyer atë në një tufë minorenësh dhe ish ministrash e drejtorësh, që vërtiten rreth kryetares duke i “fërkuar” bishtin dhe duke bërë gafë pas gafe politike.

Është dashur disa herë ndërhyrja e Metës për ta bërë faktor LSI brenda dhe jashtë vendit, pasi kryetarja e deleguar vërtitet rrethe “qokave” nëpër mediat që paguhen nga “familja”, por që nuk ngjallin asnjë impakt tek shqiptarët.

Rasti kur Basha e përjashtoi LSI-në si parti e koalicionit qeveritar, duke deklaruar se është një formacion politik, dhe ndërhyrja energjike e Metës për të rivendosur gjërat në vend, aq sa dhe Vatikani e quajti LSI-në parti të Metës, tregon qartë se ku ka rënë kjo parti.

Ulja e kuotave politike për LSI e kanë detyruar familjen presidencialo-opozitare që të nxjerrë paratë e futura në “dyshek”, ato që kanë shpëtuar pa nxjerrë jashtë vendit përmes rrugëve tokësore dhe jashtë bankave, dhe për t’i vënë në dizpozicion të blerjes së mbështetjes.

Për këtë qëllim, kryetarja e LSI zhvilloi një takim me kryetarët në rrethe, duke përcaktuar njëherësh dhe kuotat financiare sipas peshës politike të kësaj partie, dhe objektivit që kanë përcaktuar për të thithur mbështetje.

Gjatë takimit, Kryemadhi mësohet të jetë shprehur se LSI është e angazhuar në aksionin opozitar që të jetë sa më pranë qytetarëve, jo vetëm për të bërë politikë por dhe për të dhënë zgjidhje financiare.

E thënë qartë dhe shkoqur, Kryemadhi ka zgjidhur qesen dhe ka pajisur kryetarët e LSI në rrethe me “borderonë” e familjes, për të gjithë ata që i bashkohen kësaj partie.

Fondi është goxha i madh dhe do të shkojë në të njejtën linjë me kauzën e përcaktuar më parë nga kryetarja e LSI, e cila e ka cilësuar varfërinë si prioritetin kryesor të partisë që ajo drejton.

“Opozita është e bashkuar kundër keqverisjes, varferisë dhe largimit të të rinjve nga vendi. Lufta kundër varferisë është proriteti kryesor. Të gjithë në terren në komunikim të drejtpërdrejtë me qytetaret”, ka deklaruar Monika.

Tashmë nëpër rrethe do të fillojë rëndshëm oferta financiare në këmbim të mbështetjes së LSI./Pamfleti/