Kryebashkiaku i Kolonjës Erion Isai, ka ndarë në rrjete sociale pamjet nga aktiviteti i mbjelljes së pemëve në fshatin Prodan.
Në reagimin e tij në facebook ai thotë se kryetarja e PS-së së këtij fshati, së bashku me kreun e PD-së i janë bashkuar nismës së tij për mbjelljen e pemëve.
“Prodan, me kryetaren e PS së Prodanit dhe kryetarin e PD (vulës dhe rithemelimit) të Prodanit mbollëm blina në krah të kishës së fshatit.
Kryetari i PD më kërkoi që pas zgjedhjeve të restaurojmë murin rrethues të kishës, të cilën ja premtova se do ta bëjmë menjëherë pas 14 majit”, shkruan Isai.