Këshilli Bashkiak i Hasit shpalli ‘’Qytetar Nderi’’, Gafur Mazrekun, atentorin e Azem Hajdarit. Por ne vend që të jepte përgjigjie Berishës dhe shokëve t ë tij, Adem Lala, kryebashkiaku i Hasit është shprehur se mbështet nderimin e Mazrekut dhe se ky i fundit ka dhënë kontribut lokal dhe i ka kthyer përgjigjie Ramës, i cili deklaroi se kishte urrdhëruar prefektin, që të mos e firmoste urdhërin e dekorimit, të dhënë nga Bashkia e majtë e Hasit, e cila në fakt është në minorancë në Këshillin Bashkiak, me vetëm me një antarë.
Ja çfarë deklaron i pyetur nga gazetarët:
“Tirana ka probleme më të mëdha se këtë problem. Është një vendim i marrë nga këshilli bashkiak. Për mendimin tim është një vendim i drejtë për kontributin që ka dhënë z. Mazreku për komunitetin që ka përfaqësuar. Vlerësimi ka qenë lokal dhe jo kombëtar. Z. Mazreku, pasi ka kryer dënimin është zgjedhur kryetar i Komunës Fajze të Hasit. Edhe një herë, vlerësimi është bërë për kontribut lokal”.
I pyetur mbi reagimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, kryebashkiaku i Hasit thotë se Meta ka qenë mik i të dyve, si i Gafurr Mazrekut ashtu edhe i Azem Hajdarit. Vendimi i miratuar dje nga Këshilli Bashkiak i Hasit mban firmat e kryetarit të Bashkisë, Adem Lala, juristes Erjeta Mula si dhe përgjegjësit për arsimin dhe kulturën Dylber Gega.
“Të nderojë më titullin ‘Qytetar Nderi’ (pas vdekjes), intelektualin e shquar z. Gafurr Halim Mazrekun, pas vdekjes, për kontributin e dhënë në ushtrimin e detyrës së besuar nga populli i tij për pushtetin vendor, kontributin e përçmuar jo vetëm për popullin e zonës së tij, por edhe për mbarë popullin e Hasit, me motivacionin” “Personalitet intelektual, për kontributin e pashoq në pushtetin vendor”, thuhet në vendim.