Ditën e djeshme ishte afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve për zgjedhjet e 25 prillit.
Pas koalicionit të PD me aleatët, një tjetër koalicion ka bërë kërkesë për t’u regjistruar në KQZ.
Bëhet fjalë për 4 subjekte politike, të cilat janë: Partia Konservatore Albania me kryetar Kujtim Gjuzin, Partia Ora e Shqipërisë me kryetar Zef Shtjefnin, Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë me kryetar Selami Jenisheri dhe Partia Emigracioni Shqiptar, me kryetar Kostaq Papa.
Koalicioni do të quhet “Aleanca Ora Kombëtare – Emigracioni – Bashkimi Popullor dhe Konservatorët”.
Pas krijimit të këtij koalicioni ka ardhur reagimi i fortë i juristit Romeo Kara.
“Krushqia ngjan pa behet. Moj kasolle ku na mblodhe…”, shkruan me ironi Kara.