osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Krushqi me Jovan Bregun?”… Edhe sot qeshim me lot

“Krushqi me Jovan Bregun?”… Edhe sot qeshim me lot

E kemi parë me dhjetëra herë, por Pallati 176 duket se asnjëherë nuk e humbet shijen. Përkundrazi; sa herë që e shohim, kuptojmë diçka të re nga çdo batutë e Jovan Bregut, Sandër ‘mafishes’, Elsës, teto Ritës, Fredit, Perikliut apo Lirisë. Me regji të Alfred Bualoti e Andon Qesari si dhe në rolin kryesor Roland Trebicka si Jovan Bregu.

Pallati 176 është një komedi e shkruar me një çiltërsi dhe liri të atillë sa kur e sheh, as nuk të bie në mend se është shfaqur në 1986-ën, kur sistemi diktatorial ishte ende në fuqi.

Satira dhe vërtetësia ndërthuren aq natyrshëm në këtë vepër skenike, sa është e vështirë të mos e gjejmë veten tek ndonjëri prej personazheve.

Përveç vlerës që ka nga ana artistike, Pallati 176 mbart edhe një sërë elementësh feministë, si pak shfaqje shqiptare. Edhe pse komunizmi propagandonte lirinë e femrës në fusha të jetës si puna në fabrika, pjesëmarrja në aksione etj., Pallati 176 duket se është mbrujtur që në thelb me një frymë feministe. Me një frymë përtej barazisë së thjeshtë gjinore. E ai që na mori zemrën në këtë komedi ishte Jovan Bregu me historinë e magazinës.

Karriera e Roland Trebickës si aktor fillon me rolin e Kostës, në filmin “Debatik”, më 1961. Ishte kjo përvojë që shënoi kursin që do të merrte më vonë jeta e djaloshit korçar. Prirja e tij e jashtëzakonshme për humor spontan, i siguroi një pozitë të “privilegjuar” në kohën e shërbimit ushtarak: shërbeu si aktor në Estradën profesioniste të SHQUP (Shtëpia Qëndrore e Ushtrise Popullore) ose shkurt ” Estrada e Ushtarit”.

Vitet në këtë trup profesioniste ku debutuan edhe aktorë të tjerë të cilët më vonë do të bëheshin të famshëm në fushën e humorit skenik dhe televiziv si Aleko Prodani, Koço Devole, Zef Deda, Sejfulla Myftari ( Cekja), Mehdi Malkaj, Behar Mera etj, ishin për Trebickën stazhi i nevojshëm, që i hapi më pas rrugën drejt Teatrit Popullor, sot Teatri Kombëtar. Ai u bë anëtar i kompanisë së Teatrit Kombëtar më 1971 dhe punoi aty deri më 1999.

Pas një përvoje tri vjeçare me kompaninë “Publimedia”, u kthye në Teatrin Kombëtar, ku punoi deri ditët e fundit. Kritika dhe kolegët e kanë vlerësuar vazhdimisht me nota maksimale për sensin e jashtëzakonshëm të humorit, brenda dhe jashtë skene, në rol dhe jashtë rolit. Ishte mjeshtër i farsës dhe i groteskut, që e bazonte lojën e tij në një fantazi të shfrenuar dhe improvizime të paparashikueshme, jo vetëm për shikuesit, por edhe për partnerët. Nga ana tjetër ishte kampion i përkushtimit dhe disiplinës në punë.

Këto cilësi të tij e bënë atë një nga aktorët më të kërkuar nga regjisorët. Kulmin e suksesit në publik e arriti me rolin e Jovan Bregut në komedinë Pallati 176. Mjeshtria e tij në këtë rol ndikoi fort që komedia të thyejë të gjitha rekordet e mëparshme të shikueshmërisë. Edhe sot, me 500 shfaqje në shtatë vjet, me dhjetra transmetime TV dhe dhjetra mijë kopje videokasetash të shitura, “Jovan Bregu” është figura më popullore e skenës shqiptare, batutat e të cilit prej kohësh janë bërë pjesë e folklorit dhe zhargonit të sotëm.

Por edhe rolet e Trebickës në teatër janë të shumtë. Shikuesit e kujtojnë me nostalgji në rolet e Xhenarinos tek “Magjia e madhe”, Zganarelit tek “Don Zhuani”, Hlestakovit tek “Inspektori” (“Revizori”)…. tek “Një burrë me trandafil”. Në vitin 2002, për rolin e Rojës tek “Mbreti po vdes”, Trebicka ishte kantidat për Çmimin “Aktori më i Mirë Mbështetës” në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit Eksperimental, në Kajro. Ka luajtur edhe në disa filma, ndër të cilët vlen të përmenden Ëndërr për një karrige (Vaska) dhe Koncert në vitin 1936 (Nasi). Është nderuar me titullin Artist i merituar.

Ai u nda nga jeta në 7 mars 2013, në moshën 65 vjeçare..