Policia e Fierit u njoftua për një rast dhune në një familje në këtë qytet. Por, kur mbërriti në vendngjarje u gjet para një rasti sa të rrallë, aq të vështirë për t’u zbardhur.
Krushkat nga Fieri dhe nga Devolli, janë përleshur mes tyre në banesë ndërkohë edhe djali ka denoncuar për dhunë nënën.
“U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetaset K.M., dhe F.J., vjeçe 46 dhe 49, banuese në Fier dhe në fshatin Ponçare, Devoll, pasi shtetasja K.M., kallëzon se në banesë, është dhunuar fizikisht nga vjehrra e djalit të saj, shtetasja F.J.”, raporton zyrtarisht policia.
Por, historia nuk mbaron me kaq. Denoncim ka bërë edhe djali 27-vjeçar me inicialet D.Ç.
Ai ka akuzuar nënën e tij me inicialet K.M. se e ka dhunuar fizikisht. Kështu, janë proceduar penalisht të dyja krushkat.