osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kronikë Lihet në burg Berberi dhe dy ortakët! Kreu i ARRSH mohon akuzat, avokati: Kompaninë e ka shitur, s’ka dhënë tenderë të paligjshëm

Kronikë Lihet në burg Berberi dhe dy ortakët! Kreu i ARRSH mohon akuzat, avokati: Kompaninë e ka shitur, s’ka dhënë tenderë të paligjshëm

Kreu i ARRSH, Evis Berberi dhe dy biznesmenët e lidhur me të, Valter Begaj, dhe Ervis Lami do të qëndrojnë në burg. Në Gjykatën e Posaçme u mbajt sot seanca për masën e sigurisë, ndërsa mësohet se Berberi dhe dy ortakët e tij kanë mohuar akuzat që SPAK ka ngritur ndaj tyre për korrupsion dhe pastrim parash. Në një seancë që zgjati rreth 3 orë e 30 minuta, gjyqtarja Elsa Ulliri konfirmoi masën arrest me burg, pasi dëgjoi dy palët, SPAK dhe avokatët mbrojtës.

Gentian Romano, avokati që mbron Berberin, tha për mediat se SPAK ka kthyer një proces juridiko civil në proces penal. Ai pretendoi se Berberi s’ka asnjë lidhje me kompanisë ‘DAAM’ sh.p.k, pasi e ka shitur. SPAK e akuzon se Berberi e zotëronte dhe kontrollonte në mënyrë indirekte këtë kompani, e përmes saj ka përfituar para nga tenderët që i ka dhënë ortakut të tij Valter Begaj.

“Nuk ka përfituar në mënyrë të padrejtë asnjë tender persona të tjerë. Zotërues të kompanisë janë të tjerë, Berberi e ka shitur kompaninë në persona të tjerë. Nuk është më pronari i kompanisë që pretendohet”, tha avokati.

Avokati paralajmëroi se do të paraqesin një ekspertizë tjetër dhe më pas do i drejtohen Apelit të GJKKO për kundërshtimin e masës së sigurisë arrest me burg.

“Abuzohet në mënyrë të papërshtatshme me vlerat ekonomike. Këto gjëra do sqarohen, do paraqiten nga ana jonë analiza të mirëfillta ekonomike. S’ka vlera të fituara. Një proces juridik civil tregtar e kthyen në çështje penale”, tha avokati.

Berberi dhe 2 biznesmenët u arrestuan mbrëmjen e 13 marsit 2024 me urdhë të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. SPAK po heton Berberin për “Korrupsion” dhe “Pastrim parash” ndërsa dy biznesmenët për korrupsion aktiv dhe pastrim parash.

Sipas akuzës Evis Berberi gjatë kohës që ka qenë në krye të Agjencisë për Efiçencën e Energjisë dhe në krye të Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë 6 tenderë kompanisë së ortakut të tij, Valter Begaj “NET – GROUP”, sh.p.k.

Kjo e fundit përmes transaksioneve paratë i kalonte kompanisë ‘DAAM” që Berberi zotëronte dhe kontrollonte në mënyrë indirekte. SPAK thotë se përfitimi i Berberit ka qenë një shumë gati 2.2 milionë euro të cilat përmes kompanisë ‘DAAM’ shpk. janë investuar në pasuri të paluajtshme.