Nënkampionët e botës kanë zbritur me këmbë në tokë mbrëmjen e sotme pas humbjes me rezultatin e thellë 6-0 kundër Spanjës.
Kroacia u tregua totalisht e pafuqishme ndaj “la roja” e cila dominoi plotësisht ndeshjen duke shënuar plot 6 herë me anë të Saul, Asensio, Rodrigo, Ramos, Isco, dhe një autogoli të portierit të “dalmatëve” Kaliniç.
Nga ana tjetër në ndeshjet e tjera Greqia u mund me rezultatin 2-1 nga Hungaria, ndërkohë që pas humbjes së thellë me Zvicrën, Islanda zhgënjeu sërish, këtë rradhë me Belgjikën me të cilën u mundën 3-0.
Më poshtë keni dhe të gjitha rezultatet e takimeve të sotme në Nations League: