Kroacia është renditur në vendin e tretë në Botërorin 2022, pas fitores 2 me 1 me Marokun. Të tre golat u shënuan në pjesën e parë të ndeshjes.
Ndërsa pjesa e dytë edhe pse e tensionuar dhe me faulle të shumtë nga të dyja palët, nuk pati asnjë gol.
Skuadra nga Ballkani zhvilloi një Botëror tejet pozitiv. Po kështu edhe Maroku, që ishte skuadra surprizë e këtij edicioni.
Ndërkohë, për finalen do të duhet të presim deri nesër në orën 16:00 për të shijuar spektaklin mes Argjentinës dhe Francës.
Kombëtarja e Kroacisë kërkoi një penallti ndaj Marokos në ndeshjen e vlefshme për vendin e tretë në Kupën e Botës.
Në zonën e 16-metërshit u pengua mbrojtësi, Josko Gvardiol por gjyqtari nuk akordoi penallti, madje nuk komunikoi as me sistemin VAR, shkruan LIG Sport
Kemi parë shumë raste diskutabile gjatë këtij botërori. Dhe mund të themi lirisht që sistemi i teknologjisë dështoi.