Mes komenteve të shumta për ndeshjen mes Brazilit dhe Kroacisë, ajo që bie në sy është padyshim i Tim Vickery.
Gazetari i BBC për Amerikën e Jugut e ka komentuar në këtë mënyrë fitoren e Kroacisë dhe arritjen e saj në gjysmëfinale.
“Kjo është si një vdekje në çdo familje. Kështu do të ndihen në Brazil në orët e ardhshme. Kroacia ka dërguar në zi një komb shumë më të madh”, shkruan gazetari 57-vjeçar, duke iu referuar kualifikimit të Kroacisë.