Kryeministri Edi Rama në një mesazh drejtuar qytetarëve është shprehur se brenda 48 orëve do ketë një përgjigje konkrete për rritjen e çmimit të karburanteve.
“Brenda 48 orëve do t’ju themi konkretisht se çfarë do të bëjmë dhe se si do t’ja bëjmë me këtë situatë. Kush thotë që këta janë në një tjetër botë, flet përçart, unë nuk fle, edhe kur të gjithë ata që na japin recetat e gatshme flenë, unë jo.
Aq shumë shqiptarë, aq shumë kam në detaje realitetin e njerëzve sa askush nuk më jep dot leksione, unë jetoj me njerëzit”, u shpreh Rama.