osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kriza e karburantit në Britani, ambasadori shqiptar: 150 mijë emigrantë gati të ndihmojnë, mund të punojnë falas si shoferë kamionësh

Kriza e karburantit në Britani, ambasadori shqiptar: 150 mijë emigrantë gati të ndihmojnë, mund të punojnë falas si shoferë kamionësh

Në Britaninë e Madhe ka një krizë të furnizimit me karburant, ndërsa ambasadori shqiptarë, Qirjako Qirko ka theksuar se emigrantët shqiptarë atje janë të gatshëm të ndihmojnë vendin në trajtimin e kësaj krize.

Në një intervistë për “The Guardian”, Qirko tha se në mirënjohje të asaj që Britania ka bërë për shqiptarët, 150 mijë shqiptarë që jetojnë atje do të ishin të gatshëm të punonin thuajse falas si shoferë kamionësh.

Qirko, i cili sapo kishte kaluar një orë në radhë për benzinë t’u furnizuar me benzinë dhe pa sukses, tha se ai besonte se shumë shqiptarë në Britani ishin shoferë kamionësh që mund të ndihmonin për të kompensuar një mungesë të vlerësuar deri në 100,000.

“Shqiptarët janë gati të punojnë që qeveria britanike të kapërcejë këtë problem pa pagesë. Unë nuk e di nëse ata kanë licencat e duhura, por nëse do të kishin, jam i sigurt që të gjithë këtu do të thoshin ‘unë mund të ndihmoj’”, tha ai.

Qirko përmendi ndërhyrjen e NATO -s në Kosovë në vitin 1999 për shpëtimin e qindra shqiptarëve etnikë, teksa shtoi: “Shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar do të punonin falas për këtë vend për shkak të asaj që ky vend ka bërë për ta… Ne i jemi mirënjohës përgjithmonë qeverisë dhe ushtrisë së këtij vendi, për atë që bënë për vëllezërit tanë në Kosovë. ”

Kriza e prodhuar në Britani nuk ka ardhur si shkak i mungesave të karburantit, por për shkak të mungesës së shoferëve për shpërndarjen e karburanteve. Kriza e karburantit ka shkaktuar radhë nëpër pikat e furnizimit me karburant në Britani, ndërsa ushtria do të fillojë të shpërndajë karburant ditën e nesërme.

Përveç 300 drejtuesve të cisternave të karburantit që lejohen të punojnë përkohësisht në Mbretërinë e Bashkuar, viza të përkohshme po u ofrohen edhe 4.700 shoferëve të transportit të ushqimit të cilët janë në gjendje të mbërrijnë nga fundi i tetorit dhe të largohen deri më 28 shkurt 2022