osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kriza e çmimeve/ Rama nga Sllovenia: Shpresoj që BE të mos bëjë gabimin e turpshëm si në pandemi! Europa të mos dorëzohet së përkrahuri Ukrainën

Kriza e çmimeve/ Rama nga Sllovenia: Shpresoj që BE të mos bëjë gabimin e turpshëm si në pandemi! Europa të mos dorëzohet së përkrahuri Ukrainën

Nga forumi strategjik i Bled në Slloveni, kryeministri Edi Rama kërkoi nga Bashkimi Europian që mos të braktisë vendet e Ballkanit Perëndimore, pas krizës së rritjes së çmimeve, pasi Rusia pushtoi Ukrainën. Duke ju rikthyer periudhës së pandemisë së COVID-19, kryeministri Edi Rama, i rikujtoi BE-së se ato nuk ofruan ndihmë për vendet e Ballkanit Perëndimor për vaksinat kundër virusit, por i ndanë mes vetes, ndërsa ishin vende si Turqia, Kina dhe Rusia të cilat dhanë vaksina për këto shtete.

Sipas kryeministrit Edi Rama, nëse vendit tonë si dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor i kërkohet që të ndërmarrin sanksione ndaj Rusisë, nuk mundet më pas që këtyre vendeve t’u thuhet se BE nuk ju ndihmon dot. Rama tha se e sheh Ballkanin si tërësisht të drejtë dhe besnik krah Ukrainës, ndërsa uroi që BE të mos dorëzohet në përkrahjen e tyre për Ukrainën që është në luftë të paprovokuar me Rusinë.

Kryeministri Edi Rama thotë se është optimist për rrugëtimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, madje tragjikisht optimist, pasi në Ballkan situata është “tragjike, por duhet të vallëzojmë”. Numri një i qeverisë tha se Shqipëria do të jetë e durueshme në këtë proces, ndërsa theksoi se lufta në Ukrainë nuk e ka përshpejtuar procesin e hapjes se negociatave, e se kjo erdhi pas tërheqjes së Bullgarisë.

Nga ana tjetër, presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen, në fjalën e saj në edicionin e 17-të të Forumit Strategjik të Bledit 2022, tha se vendet Ballkanit Perëndimor duhet të jenë pjesë e BE-së.

Forumi zhvillohet çdo vit në fund të verës, si një platformë gjithëpërfshirëse me një pjesëmarrje të larmishme personalitetesh nga fusha e politikës, diplomacisë, ekonomisë, sektorit privat e publik dhe akademikë, të cilët mblidhen së bashku për të diskutuar sfidat kryesore në shekullin e XXI-të.

Qëllimi i Forumit është të inkurajojë aktorët pjesëmarrës për të diskutuar dhe shkëmbyer mendime dhe për të gjetur zgjidhje novatore për sfidat rajonale dhe globale.

Kryeministri Edi Rama tha nga Sllovenia se Shqipëria ka buxhetin më të vogël se i Cristiano Ronaldos, por megjithatë nuk ka rritur asnjë cent çmimin e energjisë, pavarësisht krizës energjetike.

Rama: Ne ja kemi dalë të vazhdojmë kështu, duke mos e rritur çmimin e enegjisë asnjë cent. . Ne jemi 100% me energji të përtëritshme. Ne jemi të lumtur kur Zoti qan, sepse ka burime uji. Ne po e mbulojmë këtë diferencë që është shumë i dhimbshëm për buxhetin shqiptar, që është edhe më i vogël se ai i Cristiano Ronaldos. Kemi inflacionin më të ulët tani në rajon.

Moderatori: Analogjia me Cristiano Ronaldon për buxhetin, i cili tashmë rri në stol është pak e padrejtë

Nga forumi strategjik i BLEDI-it, në Slloveni kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria reagon ashpër ndaj Moskës sepse nuk ka nevojë për gazin rus.

‘Shqipëria është shumë unike. Ne nuk kemi nevojë për gazin rus. Prandaj reagojmë fort ndaj Rusisë. Historia jonë ka qenë e tillë që ne nuk kemi asnjë lloj ndjesie kundrejt Rusisë. Në perandoritë sovjetike, monumenti i Stalinit u hoq me hijeshi në vitet 70, ndërsa ne e mbajtën edhe pas rënies së murit të Berlinit.

Prodhimi ynë i energjisë është në bazë ujore. Kemi marrë një vendim kurajozë të mos prekur çmimet për familjarët dhe bizneset e vogla. Ne po e mbulojmë plotësisht këtë diferencë që është e rëndësishme për buxhetin shqiptar. Ne ia kemi dalë’, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama thotë se është optimist për rrugëtimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, madje tragjikisht optimist, pasi në Ballkan situata është “tragjike por duhet të vallëzojmë”.

Ky ishte qëndrimi i kryeministrit në Forumin Strategjik të Bledit ku po merr pjesë, ku ai tha se Shqipëria do të jetë e durueshme në këtë proces, ndërsa theksoi se lufta në Ukrainë nuk e ka përshpejtuar procesin e hapjes se negociatave, e se kjo erdhi pas tërheqjes së Bullgarisë.

“Nëse do të reflektonim. Është tragjike por na duhet të vallëzojmë, jemi tragjikisht optimistë. Kështu është situata në Ballkan. Pas shumë herëve kur jeta jonë ka shkuar për dreq, ne nuk kemi hequr dorë. Lufta nuk e ka përshpejtuar po-në për Shqipërinë. Ishte Bullgaria që e mori peng Maqedoninë e Veriut dhe ne. Kështu, më mirë të buzëqeshësh e të ecësh përpara. Bullgaria, vend i NATO-s që merr peng dy vende anëtare të NATOS.

Ishte Bullgaria dhe jo Rusia që i zhbllokoi negociatat. Ne nuk kemi zgjidhje tjetër, duhet të jemi të duruar dhe të ecim përpara pasi Bashkimi Evropian është e vetmja strehë e sigurt për të qëndruar si vende si ne. Po meqenëse janë përkëdhelur, ata kanë problemet e tyre me këtë nocion. Ne do të shkojmë atje edhe nëse nuk do të jetë asnjë”, u shpreh Rama.

I pyetur se me çfarë pikture do e krahasonte Europën, meqenëse është piktor, Rama tha si “Gropa e Luçio Fontanos, për të parë nëse aty brenda ka dritë, apo jemi në një gropë të thellë.”

Në fjalën e tij në forumin strategjik të BLEDI-t, kryeministri Edi Rama u ndal tek kriza e çmimeve pas shpërthimit të luftës në Ukrainë. Kreu i qeverisë tha se shpreson që BE mos të bëjë gabimin e turpshëm siç bëri në pandemi, duke mos dhuruar vaksina, por të përkrahë shtetet e Ballkanit Perëndimor.

‘Ne jemi harmonizuar qysh prej ditës së parë me politikën e BE-së. Ne jemi shumë besnik ndaj perandorive. Do të jemi të fundit që do të largohemi nga perandoria perëndimore. Si e shpjegoni këtë? Sepse jemi njerëz të mirë. Në kodin tonë, në kushtetutën e parë të shqiptarëve, fjala e dhënë është barasvlefshme me nderin. BE na ka dhënë shumë fjalë, ndonjëherë i mbajnë dhe ndonjëherë nuk i mbajnë.

Ne ia kemi dalë të vazhdojmë kështu, duke mos e rritur çmimin e enegjisë asnjë cent. Kemi inflacionin më të ulët në rajon. Kur krizat të mëdha vijnë ata që kanë më shumë problem janë të pasurit sesa të varfrit. Unë e shoh Ballkanin si tërësisht të drejtë dhe besnik e krah Ukrainës deri në fund. Shpresojmë që BE nuk do të bëjë gabimin e turpshëm si gjatë pandemi për krizën e çmimeve pas luftës në Ukrainë, ku nuk na dhanë vaksina. Ne jemi në zemër të BE-së.’- u shpreh Rama.

Vendet e pasura të Europës nuk janë mësuar me luftë e as me vështirësi ekonomike, ndaj uroj të mos dorëzohen në përkrahjen e tyre për Ukrainën që është në luftë të paprovokuar me Rusinë. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama sot në edicionin e 17-të të Forumit Strategjik të Bledit në Slloveni.

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se Shqipëria do e mbështesë Ukrainën deri në fund, ashtu siç ka bërë deri tani me mundësitë ka.

“Na duhet të flasim për të tjerët sepse nuk mendoj se rreziku i lodhjes është i pranishëm në Shqipëri apo Slloveni. Islanda kurrë nuk ka parë luftë se askush nuk do të shkoj. Uroj që vendet e pasura nuk do të dorëzohen në përkrahjen e Ukrainës. Në pjesën më të madhe në Europë nuk kanë parë luftë.

Se opinionet publike janë në gjendje të sakrifikojnë për një periudhë të gjatë, me situatën ekonomike që po vështirësohet. Ne jemi gati me zemër ta mbështesim Ukrainën deri në fund. Gjithçka mund të bënim e kemi bërë, por dyshoj se Shqipëria mund ta ndihmojë Ukrainën ta fitojë luftën”, u shpreh Rama.