osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kriteri patriotik dhe ekonomik për Rrugën e Kombit

Kriteri patriotik dhe ekonomik për Rrugën e Kombit

Nga Eduard Zaloshnja

Kur u ndërtua rruga Rrëshen-Morinë, e mbiquajtur “Rrruga e Kombit”, askush në Shqipëri nuk e vuri në diskutim publikisht vlerën patriotike të saj. Gjërat që u debatuan atëherë, ishin çmimi i kripur i rrugës (1.3 miliardë euro), borxhi me interesa të larta që u mor për të, si dhe abuzimi i pandëshkuar prej 220 milionë eurosh, që u konstatua nga KLSH-ja dhe prokuroria, pas ndërtimit të saj.

Tani po diskutohet për dy gjëra të tjera:

  1. Përfundimi i Rrugës së Kombit sipas standardeve europiane (disa ura e vepra arti janë ndërtuar përgjysmë, ndërkohë që disa skarpate, ndarëse e mbikalime duhen përmirësuar/sistemuar);
  2. Mirëmbajtja e kushtueshme e autostradës.

Por diskutimet mund të jenë shumë të ndryshme, në varësi të kriterit që përdoret për analizën, patriotik apo ekonomik.

Kriteri patriotik

Në qoftë se popullsia e Kosovës do të ishte 90% serbe (e jo 90% shqiptare), autostrada Rrëshen-Morinë nuk do të ishte ndërtuar ndoshta për 100 vjet. Maksimumi, do të ndërtohej dikur një rrugë Rrëshen-Kukës, e ngjashme me atë Milot-Rrëshen. Por fakti se në Kosovë, 90% e popullsisë përbëhet nga shqiptarë (që vuajtën për pothuaj një shekull nën sundimin serb), krijon premisën për një argument patriotik, në lidhje me përballimin e kostove, për përfundimin dhe mirëmbajtjen e autostradës Rrëshen-Morinë.

Nëse përdoret ky argument, çdo taksapaguesi shqiptar (nga Konispoli në Vermosh), i duhet bërë e qartë se, me taksat e tyre, do të përballohen interesat e borxhit për ndërtimin e autostradës, për përfundimin e autostradës sipas standardeve europiane, si dhe për mirëmbajtjen e saj.

Vetëm interesat që paguhen për borxhin aktual të Rrugës së Kombit, shkojnë deri në 80 milionë euro në vit. Po t’i shtosh interesave të borxhit të vjetër edhe interesat e një borxh të ri (për përfundimin e autostradës), si dhe shpenzimet për mirëmbajtjen, kostoja vjetore i kalon 110 milionë eurot. (Për krahasim, me 110 milionë euro në vit, mund të rriten të gjitha pensionet në Shqipëri me 25%).

A janë të gatshëm shqiptarët e Shqipërisë ta paguajnë këtë kosto nga xhepi i tyre (përmes taksave që i paguajnë shtetit), në mënyrë që shqiptarët e Kosovës të udhëtojnë falas drejt shtetit amë, në një autostradë të përmirësuar e të mirëmbajtur?  Në qoftë se një konsensus i tillë ekziston në popullsinë e Shqipërisë (nga Konispoli deri në Vermosh), shteti e ka të lehtë zgjidhjen – shpenzimet i mbulon buxheti i shtetasve shqiptarë.

Kriteri ekonomik

Në qoftë se vetëm një pakicë e shtetasve shqiptarë, janë dakord që shpenzimet për përmirësimin dhe mirëmbajtjen e Rrugës së kombit të mbulohen nga taksat e tyre, futet në punë kriteri ekonomik. Dhe në këtë rast, pyetja është: Nëse i vlen ekonomisë shqiptare, mbulimi i shpenzimeve të mësipërme nga buxheti i shtetit.

Po të përdoret vetëm kriteri ekonomik, shpenzimi buxhetor për rrugët e justifikon veten, kur ato gjenerojnë një shtesë të mjaftueshme në rritjen ekonomike, që shoqërohet edhe me rritjen neto të të ardhurave nga tatimet/taksat.  Me fjalë të tjera, nëse në Thesarin e Shtetit futen më shumë pará se sa dalin, shpenzimi buxhetor për një projekt është i justifikuar nga pikëpamja ekonomike.

Në rastin e Rrugës së Kombit, përfitimi ekonomik është minimal në zërin import-eksport. Shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë e Kosovës, zënë më pak se 3% të volumit të tregtisë së jashtme për të dyja vendet.

Sa i takon turizmit, Shqipëria thith një fluks të konsiderueshëm të shtetasve të Kosovës vetëm në dy muaj të verës. Në muajt e tjerë, numri i turistëve që vijnë në Shqipëri nga Kosova, është relativisht i parëndësishëm nga pikëpamja ekonomike. Në fakt, vitet e fundit, fluksi i turistëve që vijnë me charter nga Polonia, Ukraina, Çekia etj., etj., po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për hotelierët e plazheve të mbipopulluara dikur nga shqiptarët e Kosovës. Ndërkohë, po shtohet edhe fluksi i shqiptarëve dhe sllavëve të Maqedonisë, të cilët përdorin rrugën e ngushtë Qafë-Thanë – Rrogozhinë, për të vijuar në bregdetin tonë .

Në këto kushte, nga një pikëpamje ngushtësisht ekonomike, taksapaguesit e Shqipërisë nuk duhet të paguajnë për përmirësimin dhe mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit. Për të duhet të paguajnë ata që e përdorin më shumë – shqiptarët e Kosovës. (Banorët e qarkut të Kukësit, si më të varfrit e vendit, mund të përjashtohen nga pagesa, ose mund të paguajnë një tarifë minimale me abone elektronike).

Në lidhje me pyetjen se, kush duhet ta menaxhojë mbledhjen e pagesave të Rrugës së Kombit, si dhe përfundimin e mirëmbajtjen e saj – shteti apo privati – duhet një analizë tjetër, shumë më e gjatë. Sidoqoftë, nga pikëpamja ngushtësisht ekonomike, pagesat duhen mbledhur.

Po me taksën e qarkullimit që paguajnë shqiptarët për çdo litër karburanti, ç’duhet bërë? Ndoshta ajo mund të përdoret pjesërisht për Rrugën e Kombit, apo jo?

Të ardhurat buxhetore nga taksa e qarkullimit, janë rreth 200 milionë euro në vit. Këto 200 milionë euro duhen përdorur për të përmirësuar e mirëmbajtur siç duhet, qindra rrugët e Shqipërisë, të cilat lidhin Tiranën me Durrësin, Shkodrën me Tiranën, Tiranën me Korçën, Gjirokastrën me Sarandën, Burrelin me Milotin, Ndroqin me Plepat, etj., etj., etj., etj. Përmirësimi dhe mirëmbajtja e këtyre qindra rrugëve, mund të rrisë sigurinë rrugore dhe ekonominë e Shqipërisë, shumë më tepër se sa përmirësimi dhe mirëmbajtja e Rrugës së Kombit.

Po, a i kanë përdorur deri më sot me nikoqirllëk, qeveritë shqiptare, të ardhurat e taksës së qarkullimit?

Edhe kjo është një pyetje tjetër, me një përgjigje shumë të gjatë…

Llogaritë elektorale të Ramës

Si një konsumator i rregullt i sondazheve, Rama mund të ketë zhvilluar një sondazh para se të vendoste për pagesën në Rrugën e Kombit. Nga ai sondazh, mund t’i ketë rezultuar se vetëm një pakicë e votuesve, janë dakord që, për arsye patriotike, të përdoren paratë e taksave të tyre, për përfundimin dhe mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit. (“Le të paguajnë ata që e përdorin”, mund të ketë qenë përgjigjja e shumicës së të anketuarve.)

Në një skenar të tillë, llogaritë cinike elektorale të Ramës (si të shumicës së politikanëve shqiptarë), mund të kenë faktorizuar rëndësinë fare të vogël të qarkut të Kuksit – ky qark ka vetëm 3 deputetë, 2 nga të cilët i ka të sigurt PD-ja.

Por sidoqoftë, pas protestave të dhunshme të banorëve të Kukësit, Rama lëshoi sinjalin se, për ta, do të shiten abone speciale, me tarifa të ulëta për përdorimin e rrugës…

Opinioni personal i autorit

Në këtë shkrim kam analizuar me ftohtësi, dy kriteret e mundshme për financimin e përfundimit/mirëmbajtjes së Rrugës së Kombit. Po cili është opinioni im personal? Mendoj se duhet gjetur një zgjidhje e ndërmjetme, që të ndërthurë kriterin patriotik me atë ekonomik. Më shqip, duhet përdorur një tarifë më e ulët për shqiptarët e Kosovës dhe pothuaj zero për banorët e qarkut Kukës. Paratë për financimin e kësaj zgjidhjeje, duhen gjetur te menaxhimi pa firo, i 200 milionë eurove të taksës së qarkullimit.

Ky artikull është shkruar posaçërisht për gazetën “Albanian Free Press”