Mbrëmja e Champions League ishte e veçantë për Kristjan Asllanin. Mesfushori shqiptar arriti të përmbushte 90 minutëshin e tij të parë me fanelën e Inter dhe ky privilegj ishte ndaj Bayern në “Allianz Arena”.
Sfida e cila u mbyll me shfirat 2-0 për të zotët e shtëpisë, regjistroi një paraqitje pozitive për Asllanin, ku ai plotësoi një përqindje të lartë pasimesh, 91.7% ishin të sakta. Mesfushori i Kombëtares ishte protagonist në disa episode, por fati nuk dëshiroi që ai të regjistronte një asist në këtë takim pasi goli i Acerbin u anulua për pozicion jashtë loje.
Asisti i Asllanit: