Kristian Prenga ka regjistruar fitoren e 14 në karrierë si profesionist.
32-vjeçari nga Mirdita, mposhti që në raundin e parë kolumbianin Santander Silgado Gelez.
Boksieri kuqezi arriti që me një goditje potente me të majtën, ta shtrinte në tapetin e ringut kundërshtarin e tij, pas vetëm 70 sekondave.
Prenga siguroi brezin WBO, duke regjistruar një tjetër sukses madhështor. Pas ndeshjes, 32-vjeçari reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku u shpreh mjaft i lumtur për këtë fitore.
“Faleminderit Zot për një tjetër fitore dhe që më bekon me njerëz që më lejojnë të sjell më të mirën tek unë. Dhe më inkurajojnë të rivendos limitet e mia në ekstrem. Faleminderit të gjithëve“.
Prenga kërkon të realizojë rekordin për të tentuar një titull kampion bote.
“Luftëtari” shqiptar pritet që të realizojë së shpejti një ndeshje në Shqipëri, në mënyrë që të realizojë ëndrrën e tij.
Organizimin e një dueli ku të kenë mundësinë për të qenë prezent të gjithë tifozët shqiptarë.