osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Kriset marrëdhënia e Bashës dhe Berishës, prapaskena e përplasjeve të forta në PD për vendimin e DASH

Kriset marrëdhënia e Bashës dhe Berishës, prapaskena e përplasjeve të forta në PD për vendimin e DASH

Shpërthen konflikti mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Zgjedhjet në PD, humbja në zgjedhje dhe vendimi i DASH për shpalljen “non grata” të liderit historik të PD mësohet se ka shkaktuar krisje të forta brenda kampit demokrat dhe sidomos mes Bashës dhe Berishës.

Të enjten ish-kryeministri dha sinjale të qarta se raportet mes tij e Bashës nuk janë më si dikur. Berisha deklaroi se do të jetë shumë më aktiv se më parë, çka do të thotë se do të tentojë dublimin e Bashës në Parlament. Elementi tjetër është se ai kritikoi afrimin e datës së zgjedhjeve në PD, duke kërkuar që fokusi të ishte te “masakra zgjedhore”.

Por gazeta ka mësuar se përveç deklaratave në media, përplasje të forta mes Bashës dhe Berishës ka pasur në prapaskenë. Basha futi partinë në zgjedhje dhe pritet të marrë një tjetër mandat, ndërkohë që po i tregon Berishë se ai i ka të gjithë pas vetes. Shumë emra që njihen si Berishistë nuk reaguan fare për vendimin e DASH, ndërkohë që të gjithë degët dhe deputetët e zgjedhur më 25 prill kanë dalë në krah të Lulzim Bashës.

Po ashtu priten zgjedhje dhe për Kryesinë dhe strukturat e tjera ku Basha të vendosë besnikët e tij. Nëse shohim deputetët e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, 90 për qind e tyre janë të gjithë besnikë të liderit demokrat. Po ashtu krerët e degëve janë të gjithë njerëz të Bashës. Mjafton të shohim reagimet e tyre pasi u humbën zgjedhjet, të gjithë kërkuan që ai të vijojë të jetë lider i PD.

Pra mund të thuhet me plot gojën se pas shumë pune, Basha i ka marrë Berishës partinë dhe lideri historik nuk është më i fuqishëm të drejtojë si Grupin Parlamentar, ashtu dhe degët me strukturat e tjera. Gazeta ka mësuar se shumë kritikë të Bashës, po dalin me porosi të Berishës.

Vetë ish-kryeministri nuk mund të ekspozohet se po sulmon Bashën dhe dyshimet janë se disa prej kritikëve të Bashës janë në linjën e tij. Edit’h Harxhi është mike e ngushtë e vajzës së Berishës. Zoti Nishani po ashtu ka bashkëpunuar gjatë me Berishën. Ristani po ashtu. Pra reagimet e Berishës dhe ato të kritikëve të Bashës tregojnë se ka nisur konflikti, pasi Berishës po i ikën partia nga duart.

Sherri për vendimin e DASH

Burime shumë të sigurta të gazetës bëjnë me dije se ka nisur një konflikt i fortë mes Bashës dhe Berishës pas shpalljes “non grata” nga SHBA. Vetë Berisha e tha të enjten se ky vendim është marrë që në 2019, por gazeta ka mësuar se ai dhe njerëz pranë tij dyshojnë se Basha e ka ditur.

Sipas burimeve, Berisha dyshon se eliminimi i tij është pjesë e marrëveshjes së 17 majit, prandaj akuzon Bashën se ai e ka ditur që në vitin 2019 se po planifikohej shpallja “non grata” e tij. Ai që e dha sinjalin i pari ishte Bujar Nishani. Të enjten ish-presidenti akuzoi Bashën drejtpërdrejt se ai e dinte që Berisha do shpallej i padëshiruar prandaj lëvizi datën e zgjedhjeve.

Ndërkohë pak para mesnate erdhi dhe një reagim i Bashës. Reagimi i liderit të PD më shumë i ngjante një përgjigje ndaj Berishës sesa ndaj Nishanit. Nishani foli pasdite dhe Basha mund të kishte reaguar më herët, por statusi i tij erdhi pak pasi Berisha mbaroi intervistën.

“E kam nisur fushatën për zgjedhjet brenda partisë me bindjen se nga kjo garë duhet të dalim më të fortë dhe më të bashkuar. Kam refuzuar reagimet që nxisin përçarje edhe pse çdo ditë ndaj meje janë hedhur sulme personale dhe politike të pavërteta dhe të padrejta. Por çdo gjë e ka një limit.

Ndaj sot hedh poshtë me neveri shpifjen e ulët të Bujar Nishanit. Inati e mllefi personal e ka një limit. Por sot ai limit është kaluar, sepse lidhet me një çështje që ka prekur thellë jo një individ, jo Sali Berishën, por gjithë partinë tonë. Këto shpifje të ulëta u shërbejnë vetëm atyre që bëjnë gjithçka të përçajnë Partinë Demokratike. Dhe unë këtë nuk do ta lejoj”, tha ai./Sot