osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kriminelët e shkronjave juridike

Kriminelët e shkronjave juridike

Nga Baton Haxhiu

Proverbi latin, sipas të cilit Jupiteri u merr mendjen atyre që dëshiron t’i shkatërrojë, duhet ndrequr. Në fillim, ai iu merr sytë.

Kjo që ndodhi në Gjykatën Kushtetuese, me vendimin për presidentin, është një tragjedi!
Tragjedia, megjithatë, ishte paralajmëruar. Por, askush s’e besonte. Dhe tash, çka të bëjmë me një vendim të tillë?
A duhet burgosur drejtësia për ta ndaluar padrejtësinë? Kjo është pyetja sot.

Them se “po”. Nuk ka liri në padrejtësi dhe nuk ka të drejtësi me hegjemonet e shkronjave juridike.
Por, janë edhe disa pyetje të tjera: Çfarë do të bëhet me sistemin e drejtësisë? Si ta trajtojmë padrejtësinë që vjen nga e drejta? Çka do të thonë investuesit e drejtësisë, Kim dhe Soreca, kur me paratë e tyre padrejtësia triumfon?! A rrënohet sistemi juridik dhe shkërmoqet fuqia e fjalës juridike?

Të gjitha këto dyshime lindën sot, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Kriminelët e shkronjave juridike në Gjykatën Kushtetuese treguan dhe vendosën që të padrejtën ta shënjojnë si drejtësi.

Në Shqipëri po tregohet se gjithçka është si e mallkuar, e huaj, njerëz që s’e duan vendin dhe pandëshkueshmërinë e shënjojnë si arsye personale.

Gjithçka të përngjan me një keqkuptim të madh njerëzor, ku shkaqet dhe vendimet ta marrin frymën dhe ta mbysin shpresën.

Sot, mes dy ngjarjeve me rëndësi në dy shtete shqiptare – përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë – po mundohem të heq paralele.

E para, 14 vite shtet, me një drejtësi kushtetuese që njeh vendime, të cilat kanë rrëzuar dy presidentë, kryeministra e qeveri.

E dyta, Republika e Shqipërisë – 110 vjet shtet – që shënoi rrënimin e drejtësisë kushtetuese dhe bashkë me të demokracinë parlamentare.

Sot, po përdor pushtetin e gazetarit për t’i drejtuar pyetje Ambasadores Amerikane, Yuri Kim. Dhe, nga përvoja ime e gjatë në gazetari, kam kuptuar se pushteti i gazetarit nuk mbështetet mbi të drejtën për të bërë një pyetje, por mbi të drejtën për të pasur një përgjigje.

Pyetja është: Përse kërkojmë drejtësi, cili është saktësisht motivi ynë?

Nëse sulmohet tendi juridik, përgjigjja është e qartë: vënia e drejtësisë në vend.

Nëse është sulmuar institucioni duke shkelur Kushtetutën, përgjigjja është: mbrojtja e kushtetutshmërisë.
Nëse është sulmuar shteti dhe vlerat e saj, përgjigjja është: mbrojtja e interesave kombëtare nga të cilat nuk duhet të heqim dorë.

Nëse asnjë nga këto nuk vlen për Ilir Metën, atëherë vendi ynë, shihet qartë, është sulmuar nga kriminelët e shkronjave juridike.

Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, as mëshirë nuk patën për vendin e tyre!

Treguan se ishin ata që nuk e duan vendin dhe e bënë që rendi juridik, në të ardhmen, të mos ketë paqe. Të jetë i shkërmoqur nga kriminelët e shkronjave juridike.

Do të duhej, së paku, të nxirren arsyet cinike të kësaj shkrese-vendim, arsyet e parrëfyera të kësaj ndërhyrjeje, që është një katastrofë nga të gjitha aspektet.

Meta është edhe pesë muaj President dhe nuk do të lërë shenja në historinë politike shqiptare. Përveçse si President dhe pa trashëgimi.

Por, sot, vetting-u, paratë dhe investimi amerikan e kanë humbur vlerën. Kanë humbur kuptimin.
Asnjëherë nuk kam besuar që një vendim i Gjykatës ta trajtojë vendin dhe sovranitetin e tij, se sa një shtresë e ndyer toke, dhe ta trajtojë qytetarin e saj të parëndësishëm dhe jodinjitoz brenda brezit kushtetues dhe t’i japë ndjenjën atij si të jetë i huaj.

Vitore Tusha me shokë nuk diti të reagonte përkundër aplikimit të barbarisë institucionale të udhëhequr prej kohësh.
Ky grup gjyqtarësh kanë harruar se gjithçka qëndron te ndërgjegjja dhe te liria.

Në betejën e ndezur për të merituar Çmimin i “Marri i Vitit”, kishim dy persona të kalibrit të rëndë. Por, asnjëri syresh nuk e mori. Ky çmim i takon Gjykatës Kushtetuese.

Kjo, pasi:

1. Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka legjitimuar një President: a) recidivist shkelës kushtetute; b) shantazhues publik të Gjykatës Kushtetuese dhe, për më tepër, në të ardhmen ka legjitimuar një Presidencë, e cila nuk përfaqëson më Unitetin e Popullit – po një institucion, i cili qëndron mbi pushtetet e tjera dhe lirshëm; c) merr kompetencat e pushtetit ekzektuiv dhe legjislativ sipas dëshirës; dhe d) është interpretuesi përfundimtar i Kushtetutës, sepse Gjykata Kushtetuese nuk është asgjë më shumë sesa një zyrë ligjore që vepron, në rastin më të mirë (për të mos implikuar më shumë), sipas forcës së shantazhit politik;

2. Gjykata Kushtetuese në Shqipëri ka shkatërruar sistemin e ndarjes dhe balancën e pushteteve, sistemin kushtetues dhe demokracinë në Shqipëri. Nga sot – çdo institucion në Shqipëri është politik – nuk ka mbetur asnjë institucion që qëndron mbi politikën dhe kanë vendosur një precedent bazuar në të cilin shkronjat e Kushtetueses nuk qëndrojnë mbi politikën, por në shërbim të saj. Ata gjyqtarë, që ulen në kupolën e drejtësisë, janë aty vetëm për të legjitimuar formalisht çdo veprim të cilit do politikan që kërcënon më shumë;

3. Gjykata Kushtetuese në Shqipëri ka shënuar fundin e të gjithë reformës në drejtësi në këtë Republikë dhe miliona eurove që janë investur. Ata sot kanë dhënë shembullin më të keq për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët në këtë Republikë.

Nëse ata nuk guxojnë të mbrojnë Kushtetutën, s’ka pse ta bëjë asnjë gjyqtar e prokuror tjetër në Shqipëri.
Ata nuk kanë legjitimuar vetëm një President – hapur shkelës të Kushtetutës dhe interpretues të vetëshpallur të saj – por gjithashtu kanë inkurajuar çdo gjyqtar dhe prokuror në Shqipëri që të veprojnë bazuar në udhëzime politike. Nëse Gjykata Kushtetuese nuk guxon, s’ka pse të guxojë askush;

4. Gjykata Kushtetuese në Shqipëri sot u ka dhënë shembullin më të keq të gjithë studentëve të drejtësisë, të rinjve e të rejave të këtij shteti që guxojnë të besojnë; guxojnë të jenë idealistë;

5. Gjykata Kushtetuese në Shqipëri, sot, në vend të shtetit, ka zgjedhur individin – në vend të nderit, ka zgjedhur turpin;

6. Republikën e Shqipërisë, nga sot, nuk e ka shkatërruar Ilir Meta, por Vitore Tusha dhe vartësit e saj, të cilët kanë guximin ta quajnë veten gjyqtarë;

7. Të qenit gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, duhet të jetë nder dhe privilegj. Kjo Gjykatë, jo vetëm që e zhveshi vetveten sot përfundimisht nga këto epitete, por i dha fundin ndarjes dhe balancës së pushteteve dhe një Republike që vetëm kokulur mund të aspirojë të bëhet pjesë e shteteve demokratike të Bashkimit Evropian;

8. Dite Zie – jo që u legjitimua një recidivist shkelës i Kushtetutës, i cili e ka shfrytëzuar zyrën e Presidencës për të baltosur Republikën që përfaqëson; por më shumë sepse – institucioni që ka për detyrë ruajtjen e Kushtetutës, nga sot – ekziston vetëm formalisht dhe kot financohet nga paratë e taksapaguesve të këtij shteti; për më tepër dhe më keq – i kanë dhënë shembullin më të keq një gjenerate të tërë juristësh të së ardhmes, të cilët mund të kenë guxuar të ëndërrojnë që “mbrojtja e interesit të shtetit është nderi më i madh”.

Por duhet të jetë e qartë se ajo që është e patolerueshme, është e patolerueshme! Për ne, por jo për ata që ndajnë drejtësinë në Gjykatën Kushtetuese.