osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Krimi në Elbasan/ Xhafaj i përgjigjet deputetit të video-skandalit erotik

Krimi në Elbasan/ Xhafaj i përgjigjet deputetit të video-skandalit erotik

Deputeti demokrat, Ervin Salianji ka akuzuar ditën e sotme policinë e shtetit, e cila sipas tyre po mbron bandat dhe po fsheh ngjarjet kriminale. Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar Ministria e Brendshme.

Në reagim thuhet se ngjarjet kriminale në Elbasan janë pasqyruar gjerësisht dhe kjo është një tjetër përpjekje e opozitës për të prishur imazhin e vendit.

Reagimi i plotë

Policia e Shtetit është sot institucioni më i besuar nga qytetarët. E tregojnë këtë sondazhet e kryera muajt e fundit. Shqipëria është sot një vend më i sigurt. Në 7 muajt e parë të 2018 është regjistruar numri më i ulët i vrasjeve, krahasuar edhe me 2017 që ishte minimumi historik në 3 dekadat e fundit. Është numri më i ulët i vjedhjeve me armë e me pasoja, numri më i ulët i aksidenteve.

Ndërkohë zbulueshmëria e ngjarjeve kriminale është shumë më e lartë se çdo vit i mëparshëm. Vendi ka dalë nga harta e kultivimit të kanabisit pas disa dekadash. Është rritur besimi i qytetarëve tek Policia e Shtetit dhe këtë e dëshmon edhe rritja e telefonatave drejt numrit unik të emergjencave 112. Qytetarët besojnë sepse nga ana tjetër e telefonit dikush përgjigjet dhe reagon.

Policia e Shtetit ka ende shumë për të bërë, për të ndërtuar një ambient më të qetë e të sigurt, në bashkëpunim me qytetarët dhe në partneritet të plotë me agjencitë ndërkombëtare në luftën kundër krimit dhe paligjshmërisë.

Por akuzat e fundit nga deputetët opozitarë, bërë sot nga qyteti i Elbasanit, janë thjesht një tjetër përpjekje e dëshpëruar dhe e dështuar, për të hedhur baltë mbi punën e mijëra burrave dhe grave të Policisë së Shtetit në luftë të pandërprerë me krimin dhe paligjshmërinë. Akuzat e përsëritura dhe përbaltja kanë vetëm një qëllim, të rrisin artificialisht tensionin, të prishin imazhin e vendit në kulmin e sezonit turistik duke pretenduar cenimin e parametrave të sigurisë.

 Ndaj ndjehemi të keqardhur për këto sulme të vazhdueshme ndaj Policisë së Shtetit, duke u përpjekur pa ia dalë mbanë, të manipulojnë me faktet që janë publike, online dhe i sheh kushdo.

Sot nuk është më koha kur qytetarit i fshihej gjithçka. Prej 4 vitesh, në kuadër të transparencës, çdokush gjen në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit gjithë ngjarjet e ndodhura.

Në respekt të publikut dhe aspak të akuzuesve profesionistë, sqarojmë se nuk është fshehur asnjë ngjarje. Ato janë bërë publike dhe janë referuar në prokuroritë kompetente.

Ngjarjet e pretenduar si të fshehura janë të pasqyruara në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit, përkatësisht në datat 23 mars 2018: (Më datë 23.03.2018 rreth orës 03:00 në lagjen “Dyli Haxhire” në një pikë servisi është djegur pjesërisht mjeti tip “Benz” në pronësi të një firme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 151 i Kodit Penal).

Njoftimi i dytë i publikuar në faqen zyrtare në 31 korrik 2018 sqaron rrethanat e ngjarjes së ndodhur një ditë më parë, ku bëhet fjalë për një telefonatë që pretendon vjedhjen e mjetit me armë, por nuk ka patur asnjë të shtënë në Elbasan: (Më datë 30.07.2018, shtetasi D.Sh., ka telefonuar policinë dhe ka kallëzuar se në aksin rrugor “Tiranë – Dajt”, dy persona të paidentifikuar nën kërcënimin e armës i kanë marrë mjetin. Në lidhje me këtë njoftim është ngritur grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe vërtetësinë e informacionit, si dhe janë njoftuar DVP Elbasan, Durrës, Lezhë)