Nga Elton Qyno
Megjithëse ka arritur të mbyllë disa procese gjyqësore ku ka qënë si i akuzuar për një vrasje në Tiranë dhe i kërkuar nga drejtësia Italiane, ku dyshohet se është dënuar me 3 vite burg, Arben Isufaj, ose siç njihet ndryshme me nofkën “Ben Qimja”, po përballet me një hetim pasur, që pritet të finalizohet me sekuestrimin e pasurisë së tij. Çështja e hetimit pasuror kundër Isufajt, po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila ka marrë iniciativën pas një informacioni të servirur nga policia dhe prokuroria e Fierit. Sipas këtij informacioni Arben Isufaj, gjatë viteve 2004 dhe 2005 dyshohet se është marrë me aktivitet kriminale në Hollandë dhe Itali, duke shitur dhe trafikuar sasi të konsiderueshme kokaine dhe heroinë. Si pasojë e këtij aktiviteti, policia e Fierit argumenton se Isufaj ka mundur të përfitojë shuma të konsiderueshme parash, të cilat dyshohet se i ka investuar në Shqipëri, ku një pjesë të pronave janë të rregjistruara në emër personave që janë rreth familjar me Isufaj, me inicialet A.Ç dhe L.Ç. Nuk dihet me saktësi se çfarë prona janë vënë nën hetim nga Krimet e Rënda, por mësohet se në ditët në vijim kjo prokurori të kërkojë në gjykatën e Krimeve të Rënda sekuestrimin e këtyre pronave.
Trafikoi 23 kg kokainë nga Hollanda në Itali
Biznesmeni fierak Arben Isufaj, dyshohet se ka trafikuar nga Hollanda në drejtim të Italisë, një sasi prej 23 kilogramë kokainë. Në grupin kriminal ku bën pjesë Isufaj i përbërë me 11 persona, janë dhe dy korrierë grekë, ndërkohë pjesa tjetër sipas dokumentave italiane kanë qënë shtetas shqiptarë, kryesisht nga qyteti i Fierit. Sasia e drogës e sjellë nga Hollanda në Itali dhe është shpërndarë në qytetin e Melegnanos. Bëhet fjalë për disa episode në të cilat shtetasi Arben Isufaj në bashkëpunim me Vasilis Tselios dhe Altin Menaj e Jetnor Kapaj, për të cilët procesi është kryer më vete, sepse janë arrestuar në flagrancë, importonin nga Hollanda në Itali, transportonin dhe mbanin me qëllim që ta shpërndanin një sasi kokaine prej 3.5 kg. Vepra penale është kryer me rrethanën rënduese se është kryer me shumë se tre persona, në bashkëpunim. Ky trafik droge ka ndodhur më 11 dhejtor 2004 në Melegnano.
Rastet e trafikut
Grupi kriminal ku bënte pjesë dhe “Ben Qimja” transportonte dhe mbante me qëllim që ta shpërndante sasinë e kokainës në Itali. Vepra penale është kryer me rrethanën rënduese se është kryer me shumë se tre persona, në bashkëpunim. Episodi i parë ka ndodhur në 11 dhejtor 2004 në Melegnano. Më tej ka vijuar në 18 shkurt 2005, ku Arben Isufaj mbante më qëllim që ta shpërndante 3 kg kokainë, të sjellë nga Hollanda dhe ia dorëzonte për transportim Anbreas Gatshoulis. Më 27 mars 2005 në bashkëpunim me Artur Lika kanë transportuar dhe shpërndarë 5.8 kg drogë e llojit kokainë. Më datat 20 dhe 21 prill 2005 në bashkëpunim me Kelmend Dalipin, Fatjon Aliaj kanë mbajtur me qëllim për ta shpërndarë, transportojnë dhe importojnë sasi kokaine prej 2 kg e 994 gramë. Dalipi rezulton të jetë një emër i njohur dhe për policinë Shqiptare, pasi është një nga anëtarët e grupit të Xibrakës, ku është arrestuar dhe dënuar për trafik Kokaine së bashku me disa persona të tjerë, mes të cilëve dhe nipin e ish-diktatorit Enver Hoxha,Ermal Hoxha. Ndërkohë më 25 gusht 2005 në bashkëpunim me Arben Gishto mbanin me qëllim që ta transportonin një personi me emrin Adi 1 kilogram kokainë. Këto vepra penale në mënyrën e mësipërme janë kryer edhe në bashkëpunim me persona si Erion Dane, për 7 shtatë kilogram kokainë, 2 tetor 2005, në bashkëpunim me Arben Gishto, për 50 gram kokainë, 6 dhjetor 2005, në bashkëpunim me Dritan Leshanaku, më 28 shkurt 2006, etj.
Anëtarët e grupit
Emrat
Arben Isufaj
Vasilis Tselios
Altin Menaj
Jetnor Kapaj
Anbreas Gatshoulis
Artur Lika
Kelmend Dalipi
Fatjon Aliaj
Arben Gishto
Erion Dane
Dritan Leshanaku