Kryeministri Edi Rama ka uruar Kosovën për themelimin e Ushtrisë.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Rama përshëndeti krijimin e saj duke përcjellë edhe një fotografi të presidentit Hashim Thaçi ku shfaqet si ushtar.
Ditën e sotme, Kuvendi i Kosovës miratoi tre ligjet që bëjnë të mundur transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri.
Bëhet fjalë për Ligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, atë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ligjin për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Të tri këto ligje janë miratuar në parim gjatë muajit nëntor, më pastaj janë shqyrtuar nëpër komisione parlamentare dhe tani presin edhe miratimin final nga Kuvendi.