Një breshkë uji gjigante ka dalë në bregdetin e Semanit ditën e sotme.
Përmasat e saj janë 1 metër e gjatë dhe 65 cm e gjerë. Pushuesit të mahnitur nga madhësia e saj janë afruar për ta ndihmuar që breshka të rifutej sërish në ujë.
Me breshkën në krahë të cilën e ka mbajtur me shumë vështirësi për shkak të peshës, veterenieri Niku Kristuli që shihet në këtë foto, është futur në ujë për ta lënë atë më pas të lirë. Shoqëruar me duartrokitjet e pushuesëve për gjestin e veterinerit, breshka është larguar