Policia greke ka publikuar informacione rreth reperit 23-vjeçar që kreu rreth 11 grabitje në Selanik. Sipas protothema.gr tetë grabitje të kryera nga i riu zhvilluan brenda dy orëve, në farmaci, dyqane dhe zonat e Ampelokipi, Kalamaria, Neapolis dhe Charilaou.
Autoritetet kanë publikuar foto dhe identitetin e të riut, bëhet fjalë për Thodoris Karagiannis që u arrestua më 13 dhjetor të vitit 2022. Ndaj tij rëndojnë një sërë veprash penale, grabitje, kanosje , armëmbajtje pa leje. Pas rrëfimit të tij në hetuesi u la i lirë me kusht.
I akuzuari dyshohet se i ka kryer grabitjet së bashku me dy persona të tjerë të paidentifikuar, gjë që po hetohet nga policia.