Një mësuese e martuar është arrestuar pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me nxënësin 14-vjeçar të klasës së 8 i cili i ka rrëfyer prindërve për ngjarjen.
Stephanie Peterson, 26 vjeç është arrestuar pasi 14-vjeçari rrëfeu se ajo e merrte gjithmonë pas orës 23:00 dhe kalonte orë intime me të.
Djaloshi tregoi se mësuesja i dërgonte foto nudo dhe i kishte blerë marijuana.
Sipas hetuesve lidhja midis mësueses dhe nxënësit ka nisur që në nëntor. Stephanie Peterson dha dorëheqjen nga puna një ditë para se të arrestohej.
26-vjeçarja është e martuar me një zjarrfikës që prej vitit 2015. Ata nuk kanë asnjë fëmijë dhe të dy i fshinë rrjetet sociale pasi u përhap lajmi për arrestimin.