osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kreu i SPAK me pasuri në Gjirin e Lalzit! Kur e bleu Arben Kraja vilën 130 mijë euro?!

Kreu i SPAK me pasuri në Gjirin e Lalzit! Kur e bleu Arben Kraja vilën 130 mijë euro?!

Pasuria e kreut të SPAK, Arben Kraja shtrihet nga qendra në Veri. Pra, nga Tirana, Shkodra dhe deri në Gjirin e Lalzit, ku rezulton të ketë një vilë në pronësi, e cila së fundmi është bërë objekt mediatik, për shkak se u hodhën lajme se është grabitur.

Por, kreu i SPAK, Arben Kraja ka mohuar se ka ndodhur një gjë e tillë. Ndërkohë lajmi për vilën e Krajës, po shoqërohet me një sërë reagimesh nga qytetarët, pasi Gjiri i Lalzit konsiderohet si zona e të pasurve, të politikës, të njerëzve të biznesit, por edhe të drejtësisë si në rastin e kreut të SPAK, Arben Kraja.

Vila 130 mijë euro e Krajës në Gjirin e Lalzit

Arben Kraja që sot është kreu i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, e ka blerë vilën 130 mijë euro në Gjirin e Lalzit, në kohën që punonte si prokuror pranë Prokurorisë së Përgjithshme, në vitin 2017.

Konkretisht ai ka lidhur një kontratë sipërmarrje me datë 02.10.2017 me një shoqëri për porositjen e një ambjenti banimi në një kompleks në Gjirin e Lalëzit, marrë së bashku me bashkëshorten me pjesë takuese 50% secili.

Kraja ka deklaruar se për këtë pasuri në kohën e blerjes ka likuiduar shuma 15 000 Euro si këst të parë të detyrimit me burim të ardhura nga shitja e pasurisë së paluajtshme tokë arë me sipërfaqe 5 600 m2 dhe nga zvogëlimi i Fondit të Investimit. Në vitin 2017, Kraja kishte pa paguar për vilën në Lalëz edhe 115 000 Euro.

Kur nuk kishte hyrë ende në SPAK, pra në vitin 2018, për të njëjtën pronë Kraja ka likuiduar edhe 72 000 Euro, përkatësisht me datë 19.09.2018, përkatësisht 10 000 Euro dhe datë 21.12.2018 vlerën 62 000 Euro dhe kishte mbetur pa paguar gjendja e detyrimit kundrejt shoqërisë në vlerën 43 000 Euro.

Pas emërimit në SPAK dhe zgjedhjes në krye të këtij institucioni, në vitin 2019, Kraja ka paguar 43 000 euro, ndërsa i kanë mbetur edhe 35 000 euro.

Në deklaratën e pasurisë të vitit 2020, Kraja deklaron se nuk e ka shlyer ende pagesën për blerjen e vilës në Gjirin e Lalzit. 8 000 euro rezulton të jetë borxhi, ndërsa ka paguar se 35 000 euro.

Kujtojmë Kraja doli para Komisonit të Pavarur të Kualifikimit më 13 Dhjetor të 2018 dhe pas hetimeve rezultoi se pasuria e tij ishte e justifikuar dhe në përputhje me ligjin.

Nga hetimet e KPK-së, Kraja rezultoi se kishte dy banesa, një në Shkodër trashëgimi nga prindërit dhe një në Tiranë, ndërsa kishte marrë prej vitit 1994 pesë kredi, nga të cilat katër i kishte shlyer dhe një e kishte në proces./CNA.al