Kreu i i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, ka finalizuar një tender korruptiv për Besnik Bamin, pronar i kompanisë së ndërtimit Bami shpk. Besnik Bami ka marrë rreth 60 tendera të dyshimtë publikë me vlerë dhjetëra milionē euro.
Bëhet fjalë për kontratën “rehabilitim i rrugës së ish repartit ushtarak për në aeroportin e Rinasit”, e cila ka pasur një fond limit 33.324.063 lekë pa TVSH, e prezantuar si rrugë ‘zgjidhje’.
Mësohet se kontrata do të zbatohet për 3 muaj.
Në dokumente thuhet se në këtë procedurë kanë marrë pjesë firma “A.L-ASFALT” me ofertë 31.9 milionë lekë, “BAMI” me ofertë 32.8 milionë lekë. Firma “PEPA GROUP” & “NIKA” me ofertë 27 milionë lekë dhe “S.M.O.UNION” & “ZENIT&CO” me ofertë 26.546.350 lekë pa TVSH. Kjo e fundit oferta më e ulët.
Por, sipas dokumenteve, Evis Berberi i ARRSH-së s’kualifikoi 3 firmat që ofruan më pak dhe shpalli fitues ofertën e firmës “BAMI”, me vlerë 32.8 milionë lekë, e cila ishte shumë afër fondit limit.
Pra, nga oferta më e ulët deri te ajo më e larta, ARRSH ka humbur mbi 6 milionë lekë të rinj, të barasvlefshme me ndërtimin e një kopështi për banorët e zonës, të cilët u sorollatën për të ccuar fëmijët në kopësht për tekat e drejtuesëve të ARRSH-së.
Bëhet fjalë për vetëm 620 metra rrugë, e cila është krejtësisht e bërë, madje edhe me asfalt.
Në një distancë rreth 1280m përpara e të shkosh tek rrethrrotullimi i Rinasit, në afërsi të repartit ushtarak, mendohet të ndërtohet një rampë dalëse e cila do të lidhë segmentin rrugor mbikalimi i Kasharit – Aeroporti i Rinasit me rrugën ekzistuese reparti ushtarak – sheshi i parkimit të Aeroportit”.
Sipas ARRSH-së, rruga ekzistuese nga sheshi i parkimit të Aeroportit, në vijë të drejtë në drejtim të repartit ushtarak, me një gjatësi prej rreth 620ml, ka gjerësi të shtresës së asfaltuar kaluese prej 7.5m me bankina të asfaltuara 2×1.5m. Gjendja e saj paraqitet e mirë.
Siç duket edhe nga fotot, rruga është ekzistuese, madje me asfalt. Ajo ka qenë e hapur për kalim, ndërsa ARRSH vetëm sa do të shtojë disa metra për ta lidhur me rrugëm Qafa e Kasharit – Rinas. / Boldnews