osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kreu i FRESSH i përgjigjet Berishës: Keqardhje për ata që e marrin akoma seriozisht këtë Doktor Pacient

Kreu i FRESSH i përgjigjet Berishës: Keqardhje për ata që e marrin akoma seriozisht këtë Doktor Pacient

Kreu i FRESSH-së, Eljo Hysko, me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” i është përgjigjur ish-kryeministrit, i cili tha se Rama po hakmerret ndaj këtij forumi duke përdorur metoda te sigurimit të shtetit.

Mes tjerash Hysko shkruan se një kundërpërgjigje ndaj Berishës është e detyruar, duke i kujtuar atij se nuk e di se çfarë do të ndodhte nëse FRPD-ja do të protestonte nëse në pushtet do të ishte Sali Berisha.

Postimi në FB:

Një përgjigje e detyruar ndaj sb.

Në një kohë kur studentët do të paguajnë 50% më pak tarifë, ata me mesatare mbi 9 apo nga familje me ndihmë ekonomike, do të kenë ARSIM FALAS dhe do të përfitojnë 100 mije lek bursë, ka filluar puna për transformimin e konvikteve, punësimin e ekselentëve në administratë, krijimin e kartës së studentit etj, Sali Berishën e paska zëne meraku për trajtimin e FRESSH-it nga kryetari ynë, Edi Rama!

Kur lexon te tilla shfaqje të sharlatanizmit politik, s’ke si të mos ndjesh keqardhje për ata që e marrin akoma seriozisht këtë Doktor Pacient!

FRESSH është organizata rinore politike e cila ka mbajtur një qendrim parimor dhe luajal në raport me protestën dhe kërkesat e studentëve, duke i mbështetur ato.

Jam kurioz, edhe pse imagjinata ime nuk e kap dot, cfare do të kishte bërë Saliu nëse FRPD-ja do kishte protestuar qofte edhe për ngrohjen globale, gjatë qeverimit të zoterisë!

Por ne po ashtu kemi mbështetur dialogun, si normalitetin më fillestar demokratik në kushtet kur kryeministri e ka kerkuar këtë nga studentet dhe si fillesën e një procesi transformues të universitetit.

Ndërkohë haptazi forumet e tjera, ku shkëlqejnë për kapacitete muskuloze, forumi i rinisë berishiane ka uzurpuar megafonin e studentëve duke e kthyer në Dolby Stereo të shiritave magnetofonike të Shqupit dhe Çizmes!

Që nga dita e parë dhe deri më sot aktivistët e FRESSH kanë mbajtur qendrimin e tyre individual dhe kjo është shënja më e madhe e demokracisë së brëndshme së këtij forumi dhe të vetë Partisë Socialiste.

Ky qendrim, i paimagjinueshëm për drejtuesin e fundit autoritar në tranzicion është një nxitje për shfrenimin e fantazive me presione e diversione staliniste.

Sali Berisha nuk mund ta imagjinojë se aktivistë të një force politike mund të ishin pjesë të një proteste të sikletshme ndaj qeverisë që mbeshtesin, sepse ai i ka detyruar të tijët të mbronin publikisht krime si Gerdeci, të justifikonin vrasjen e 4 individëve në 21 janar si dhe shumë krime e mekate të tjera gjatë kohës që ai ka qeverisur.

FRESSH do të jetë gjithnjë në mbështetje të procesit transformues për universitetin, duke e konsideruar protestën e studentëve zanafillën e tij.

Sa për idenë e hedhur nga kryetari Edi Rama, per te liberalizuar ne statutin e PS krijimin e organizatave të tjera të tjera me PS, kjo quhet të jetosh me kohen jo të sulmosh FRESSH-in. Por për Doktorin e Byrose Politike të Enverit dhe Pacientin e politikës shqiptare të ditëve të sotme, kjo është e pakuptueshme, sepse për të politika është lufte e njeriut ujk kunder ujkut njeri!