osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kreu i delegacionit me eurodeputetë: Stop retorikës politike që nxit dhunën, opozita të kthehet në Kuvend!

Kreu i delegacionit me eurodeputetë: Stop retorikës politike që nxit dhunën, opozita të kthehet në Kuvend!

Një grup eurodeputetësh nga Komisioni i Jashtëm i Parlamentit të BE-së mbërrijnë nesër në Tiranë në një vizitë të planifikuar kohë më parë, por që merr një rëndësi të veçantë për kohën kur zhvillohet.

Një burim diplomatik i tha Top Channel-it se kjo vizitë do të shërbejë për t’i bërë një inventar progresit të reformave të deritanishme kërkuar nga BE. “Vizita ka qëllim primar mbledhjen e të dhënave nga aktorë të ndryshëm për të arritur në përfundimin nëse Shqipëria është gati për çeljen e negociatave për antarësim”, u shpreh i njëjti burim.

Ky delegacion përbëhet nga 7 eurodeputetë dhe do të udhëhiqet nga eurodeputeti Tunne Kelam, i cili përpara kësaj vizite ka deklaruar: “Viti 2019 është esencial nga ku do të formësohet një rrugë e gjatë e të ardhmes për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Ne e përshëndesim progresin e arritur dhe me forcë kërkojmë nga të gjitha forcat politike për të punuar bashkërisht për zbatimin e reformave pa asnjë vonesë”.

Eurodeputeti Tunne Kelam thekson se nuk ka mbetur shumë kohë: “Nuk duhet të shpërdorohet koha e mbetur deri në mbledhjen e qershorit të Këshillit të Ministrave të BE-së në Bruksel, nga ku do të vendoset nëse Shqipëria është gati për çeljen e negociatave”.

Eurodeputeti Tunne Kelam ka komentuar edhe lënien e mandateve nga deputetët e opozitës, përfshi dy protestat e fundit: “Ne dënojmë të gjithë retorikën politike që nxisin dhunën dhe i kërkojmë opozitës të ripërfshihet në proceset demokratike në Parlament. Qeveria dhe opozita me urgjencë të mos të përkeqësojnë situatën dhe të përfshihen në diskutime konstruktive”.

Pjesë e këtij delegacioni do të jetë edhe Knut Fleckenstein, raportues për Shqipërinë në Parlamentin Europian.

Delegacioni i PE përbëhet nga 7 eurodeputetë.
Tunne Kelam (Kryesues)
Cristian Preda
Knut Fleckenstein
Juan Fernando Lopez Aguilar
Bas Belder
Ilhan Kyuchyuk
Tamás Meszerics