Ai u shpreh se anglezët nuk janë konsumatorë të rregullt të drogërave sepse shqiptarët ndërtojnë shtëpi bari, por është e kundërta sipas tij shqiptarët gjejnë terren dhe veprojnë.
Këtë shembull ai e krahasoi dhe me shtete të tjera në të cilat shkojnë grupe të caktuara me profesione të njëjta ndërsa sipas Spahiut Britania është një gravitet narkotik që e thith këtë kategori të trafikut.
“Unë do të doja të jepja tre detaje që nuk dihen. Anglezët konsumojnë drogën sepse e tregtojnë shqiptarët apo shqiptarët e tregtojnë sepse Anglia është numri 1 i konsumit në Europë. Është e dyta, nuk e filluan konsumin e drogës për shkak se shqiptarët ndërtuan shtëpitë e barit në Angli.
A është kryeministri anglez racist apo paragjykues, jo nuk është racist se një kryeministër e ngjyrë nuk mund të jetë racist por është paragjykues. Duhet të kuptojmë që problemi i emigracionit dhe krimit në Britani nuk është shqiptar, kufijtë integral të Anglisë rrezikohen nga emigracioni.
Duhet të dimë që ndonëse polakët janë 40 mijë banorë në 2021 ka pasur 800 polakë në burg ndërsa shqiptarët ndonëse janë më pak se polakët ka pasur mbi 1000 të burgosur për trafik droge por nuk janë në nivelin e mafias. Pse nuk ka shtëpi bari në Gjermani?
E lufton shumë dhe ka kanalizuar emigracionin, në Greqi shkojnë fermerët, në Kanada shkojnë inxhinierët, në Gjermani shkojnë mjekët pse shkojnë në Britani ata që duan të ndërtojnë shtëpi bari? Se Britania është një gravitet narkotik që e thith këtë kategori të trafikut dhe duhet të pranojmë realitetin Nuk ia mësuam ne drogën konsumi më i madh në të gjithë Europën është në Britani aty kanë gjetur terren.”- tha Spahiu.