Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale e ka quajtur shprehjen ‘Guri i rëndë peshon në vend të vet’ si një shprehje injorantësh.
Spahiu shkruan se nisur nga kjo shprehje çfarë duhet të themi për Ismail Qemalin, Ismail Kadaren apo Çajupin, që jetuan pjesën më të madhe të jetës jashtë Shqipërisë.
DMTH: Ismail Qemali, Ismail Kadare, Faik Konica, Fan’ Noli, Gurakuqi, Çajupi, Arshi Pipa, Hasan Prishtina, Ahmet Zogu, Skënderbeu ishin guralecë që jetuan jashtë pjesën më të madhe të jetës?
Kujtojmë që edhe Spahiu nuk jeton në Shqipëri, pasi prej disa vitesh është vendosur në Gjermani.