osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kreshnik Spahiu: Nëse Berisha fiton betejën me Bashën, do bashkohet me Metën dhe do ta drejtojë opozitën nga burgu

Kreshnik Spahiu: Nëse Berisha fiton betejën me Bashën, do bashkohet me Metën dhe do ta drejtojë opozitën nga burgu

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka komentuar situatën politike në vend, e veçanërisht zhvillimet brenda Partisë Demokratike.

Përmes një analize në rrjetet sociale, zoti Spahiu shprehet se SHBA nuk do e lejojë deri në 2040 që PD të vijë në pushtet, ndërsa paralajmëroi dhe arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe presidentin Ilir Meta. Madje, ai shkoi deri atje sa theksoi se ekziston dhe skenari që këta dy politikanë, pra Berisha-Meta, sipas tij, të drejtojnë opozitën nga burgu.

“SHBA-ja së fundmi gjykoi me të drejtë se Sali Berisha është strumbullari i minimit të themeleve të demokracisë dhe për këto arsye e shpalli “non grata”. Foltorja e Sali Berishës ka ngritur në maksimum frymën anti-amerikane si kurorëzim i një përplasje 30-vjeçare Berisha-SHBA. Mençurisht, amerikanët kanë futur në këtë luftë Lulzim Bashën, një njeri me 5 dosje penale, por që sot ka çelësat e Partisë Demokratike.

Nxitja e luftës Basha-Berisha, ishte zbulimi brilant i diplomacisë amerikane për ta shpërbërë Partinë Demokratike. Në të dyja rastet: Nëse fiton Basha, apo nëse fiton Berisha, ajo parti do shkatërrohet: Nëse fiton Lulzim Basha, ajo parti katandiset në 2025 me 5 deputetë, sepse e shkatërron Sali Berisha me parimin: “Pas meje të bëhet qameti”.

Berisha e shkrin partinë dhe Basha s’ia merr dot dhe e çon në humbje të përjetshme; Nëse fiton Sali Berisha, atëherë ky do bashkohet me Ilir Metën dhe nuk është çudi ta drejtojnë nga burgu opozitën. Në këtë rast Edi Rama s’ka nevojë për fushatë elektorale sepse SHBA nuk do e lejojë deri në 2040 që PD të vijë në pushtet”, shkruan ai.

Por cilido të jetë skenari në dy rastet që përmend zoti Spahiu, sipas tij fitorja e socialistëve do jetë më e thella në histori në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2025. “Në të dyja rastet, fitorja e socialistëve do jetë më e thella në histori në 2025. Prandaj ka vetëm një zgjidhje: Shkrirja e partisë, është shpëtim i Shqipërisë. Mbyllja e PD dhe krijimi i një opozite të re, është e vetmja mundësi që të mos lejohet, që Rama të fitojë Mandatin 4. Lërini Berishën dhe Bashën të hanë kokat e njëri-tjetrit”, nënvizoi Spahiu.