osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kreshnik Spahiu “m.asakron” Berishën, zbulon se si po k.ërcënon me jetë Bashën, e akuzon se zhduku Hajdarin, Pashkon dhe themeluesit e tjerë të PD

Kreshnik Spahiu “m.asakron” Berishën, zbulon se si po k.ërcënon me jetë Bashën, e akuzon se zhduku Hajdarin, Pashkon dhe themeluesit e tjerë të PD

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka akuzuar dje ashpër ish-kryeministrin Sali Berisha se vijon të mbajë peng Partinë Demokratike, duke kërcënuar me jetë Lulzim Bashën. Duke reaguar në rrjetet sociale mbi kërcënimet e Berishës se vendi do shkojë drejt përplasjes civile, Spahiu i ka kujtuar atij se nuk e ndjek më askush pas. Por ish-kreu i AK ka zbuluar dhe disa të fshehta brenda kampit demokrat, pasi për disa kohë ai ishte dhe aleat i Bashës. Spahiu ka treguar se Berisha i ka vënë pistoletë në kokë Bashës dhe e detyron të bëjë çfarë do ai.

Po ashtu ai ka treguar sesi Berisha ka larguar nga PD të gjithë themeluesit, ku disa ikën jashtë vendit dhe disa u vranë. “Po cila parti do shuhet, sepse atë e ke fikur me kohë? Asaj partie i ka mbetur veç vula dhe certifikata e pronësisë që ka hipotekuar familja jote në “Hipotekë”. Keni regjistruar partinë në emër të Lulzim Bashës dhe i keni vënë pistoletën tek koka që po guxoi t’ua marrë e këpusni njësoj si…..

Qëroni “arrat” dhe hesapet me duart e tij, e më pas lani fytyrën tuaj. Ajo parti është shuar prej vitesh. Ajo ishte partia e Azem Hajdarit, Eduard Selamit, Gramoz Pashkos, Shenasi Ramës, Genci Rulit, Arbeni Imamit, Arben Meçes, Sevim Arbanës, Aleksandër Meksit, Edmond Budinës dhe 377 themeluesve që ose u vranë ose i flake 100% rrugëve”, tha ai.

Spahiu ka deklaruar më tej se të vetmit që dalin në protestë janë punonjës bashkish, pasi qytetarët e tjerë i kanë vënë vizën Berishës. “Asnjë s’të ka mbetur o doktor, sepse i largove. Ata që dalin në mitingje janë punonjësit e Bashkive të Kamzës, Bathores, Tropojës, Kuksit, Lezhës, Shkodrës që marrin rrogën në pushtetin lokal të PD ose disa ish zyrtar të administratës PD që shpresojnë të ri-kthehen sërish rek zyrat e doganave, tatimeve, policive që kishin gjatë qeverisjes tënde”, ka vijuar ai.

Shkrirja e PD

Spahiu ka deklaruar se është i bindur që PD do shkojë drejt zhdukjes. Në statusin e tij në rrjetet sociale, ai është shprehur se shqiptarët presin që të vdesë i pari Berisha, në mënyrë që të çlirohen nga kjo klasë politike. Sipas tij, pas Berishës do zhduken me radhë LSI, Monika Kryemadhi, PD, e paritë e tjera.

“Shqipëria sot nuk sheh dy alternativat e tua: Ose PD në pushtet, ose Shqipëria në flakë sepse nga 3.2 milion votues: (1.8 milionë bojkotojnë kundërt gjithë sistemit dhe vetëm 0.3 milionë të kanë mbetur) Shqipëria pret të shuhesh ti i pari, e dyta PD, e treta Monika me bandën e LSI, e katërta qeveria e Elisave dhe në fund qershia mbi tortë Edi Rama, ai që me ndryshimet kushtetuese 2008 po të mban ende në lojë. Shqipëria nuk do digjet, por do të rrojë në shekuj.

Ne do të shuhemi, por jo pa shijuar shuarjen e Partisë Demokratike, e cila shoi shpresën e një kombi dhe shiti pushtetin, e më pas shkatërroi shtetin për interesat e një familje. Ky është çmimi i shtrenjtë i tradhtisë. Ka ardhur koha ta paguash, por fatkeqësisht do e vuajnë shumë gjatë me dhimbje edhe mijëra demokratë që besuan verbërisht në pa-burrërinë dhe pabesinë tënde”, ka thënë ai.

Kjo është deklarata e dytë e fortë e Spahiut brenda pak ditësh, pasi në akuza të forta shpërtheu edhe kur u firmos koalicioni PD-LSI. Reagimi i tij dje është një goditje e fortë ndaj Berishës, i cili po bën gjithçka është e mundur për të djegur flakë vendin.

Kliti Topalli