Ish-kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka ironizuar vizitën e presidentit Ilir Meta, i cili prej disa ditësh ndodhet në Shtetet e Bashkuara. Duke vënë në pah se kreu i shtetit deri tani është takuar vetëm me përfaqësues të komunitetit shqiptar në SHBA,
Spahiu ka nxjerrë edhe “agjendën” e vizitës së Metës: “Axhenda e Presidentit Ilir Meta në SHBA:
Takim me shoqatën e pensionisteve Vatra; Drekë peshku me tre emigrantë shqiptarë; Darkë në Picerinë Tetova New-York; Mëngjes: kafe me 7 student skraparlli në SHBA; Blerje kostumesh dhe kollaresh në China Toën; Drekë dy këngëtare dasmash shqiptare Neë Jersy;
Intervistë me Radion shqiptare; Foto tek kangjellat e Shtëpisë Bardhë nga trotuari; Foto me policin e trafikut rrugor; Foto me stjuardesat e United Airline në kthim”, shkruan Spahiu.
Kujtojmë se presidenti Ilir Meta mori pjesë në ceremoninë e 110 vjetorit të themelimit të Federatës Pan-Shqiptare “Vatra” në Neë York. Meta kë përshëndetur festimet, ndërsa thotë se secili shqiptar në Amerikës meriton mirënjohje të veçantë për kontributin e dhënë për çështjen shqiptare.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Meta shkruan se gjatë diktaturës komuniste “Vatra” ishte shtëpia e shqiptarëve ku diskutohej për fatet e kombit, për lirimin dhe demokratizimin e Shqipërisë, por edhe për lirinë e shqiptarëve në ish-Jugosllavi e sidomos për Kosovën.
Më tej presidenti shkruan se 110 vite pas themelimit të ‘Vatra’ pozita e vendit tonë është më e mirë se ndonjëherë më parë, e për këtë sipas tij i ka meritat edhe ‘Vatra’. Meta thekson se çdo shqiptar në SHBA meriton mirënjohje të veçantë për kontributin e dhënë për çështjen shqiptare.