Kreshnik Spahiu i bëri thirrje sot 20 partive të vogla të bashkohen kundër tre forcave politike të mëdha PS, PD, LSI.
Por në listën e partive që Spahiu i ftonte, nuk ishte ajo e avokatit të njohur Altin Goxhaj. Ky i fundit thotë se nuk i intereson që s’e kanë ftuar duke i quajtur edhe këto parti të vogla si trafikante votash.
Pas kësaj deklarate, ka reaguar Spahiu i cili shkruan se nuk dëshiron debate me askënd. Ai kërkon që të kritikohen ata që janë në qeveri, apo ata që duan ta marrin pushtetin dhe jo persona që nuk janë në pushtet, as në politik dhe as në Shqipëri.
“Të dashur miq, unë në facebook shkruaj nga malli për Shqipërinë. Unë shkruaj për miqtë dhe jo për koferenc shtypi. Unë s’jam as në pushtet, as në politik dhe as në Shqipëri. Unë s’kërkoj vota dhe do i bojktoj ato, prandaj s’dëshiroj debate me askënd. Kritikoni ata që janë në qeveri, apo ata që duan ta marrin pushtetin. Ne 2 milion shqiptarët që punojmë në profesion jashtë Shqipërisë, s’kemi asgjë në dorë. Faleminderit për mirkuptimin”, shkruan Kreshnik Spahiu.