Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që mandatin e Bashkim Finos në Fier, ta marrë socialistja Gentiana Cakrani.
Bashkim Fino humbi jetën nga COVID-19 pak ditë para zgjedhjeve, kur listat e partisë ishim miratuar. Tashmë vendin e tij do ta zërë Gentiana Cakrani.
Fino ishte prej shumë vitesh deputet i Partisë Socialiste, ku ka mbajtur edhe poste të rëndësishme, një ndër to edhe kryeministër.
Fino ndërroi jetë në moshën 59-vjeçare për shkak të komplikacioneve nga koronavirusi. Prej më shumë se 1 muaji, ishte i infektuar me Covid-19, por nuk e fitoi dot betejën për jetën. Në nder të tij, qeveria e shpalli 29 Marsin ditë zie.