Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, vendos sot për regjistrimin e Partisë Socialiste, Bindjes Demokratike, LZHK-së, Partisë së Lirisë dhe mbi të gjitha se cila palë do të përfaqësojë PD-në në zgjedhje.
Në rendin e ditës së KQZ-së janë përfshirë të dy kërkesat me dy vula dhe dy kryetar; njëri nga Sali Berisha dhe tjetri nga Enkelejd Alibeaj si kryetar i autorizuar.
Për rastin e Berishës, pak gjasa ka që të regjistrohet se kohe që edhe vetë Apeli në vendimin e tij e konsideronte palën përfaqësuese nga Berisha si komisioni i Rithemelimit dhe palën tjetër të Alibeajt ai PD-ja zyrtare.
Në anën tjetër edhe regjistrimi i Alibeajt si kryetar i autorizuar vlen për interpretim sa kohë që Kodi Zgjedhor nuk e parashikon specifikisht një atribut të tillë.
A do të mundë Celibashi të regjistrojë PD-në si sigël? Dhe me kë në këtë rast? Me Alibeajn si kryetar i komanduar që nuk e njeh Kodi apo me Lulzim Bashën që me letra juridikisht njihet, edhe pse ka dhënë dorëheqjen publikisht