osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

KQZ apo prangat, kush do e pengoj hyrjen në Parlament të Berishës pas shpalljes “Non Grata”

KQZ apo prangat, kush do e pengoj hyrjen në Parlament të Berishës pas shpalljes “Non Grata”

Shtatori pritet të sjellë zhvillime të forta në politikën shqiptare. Përveç nisjes së sesionit të ri parlamentar dhe rikthimit të opozitës në Parlament, duket se zhvillime do ketë dhe KQZ. Vëmendja më e madhe padyshim është përqendruar te ish-kryeministri Sali Berisha, nëse do të lejohet të futet në Parlament apo jo.

Ky i fundit u shpall i padëshiruar nga SHBA dhe ambasadorja Yuri Kim e ka bërë të qartë se emrat “non grata” nuk duhet të jenë në Parlament. Por vetë Berisha e ka marrë si sfidë, duke deklaruar se nuk do e dorëzojë mandatin. Mirëpo gazeta ka mësuar se në prapaskenë po luftohet fort për të mos e lejuar atë të futet në sallë.

Të vetmet mënyra që Berisha të mos lejohet janë: Së pari të penalizohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duke i hequr mandatin dhe së dyti të bëhet arrestimi i tij. Ndryshe nuk mund të ketë asnjë pengesë për ta larguar nga Parlamenti. Teksa skenari i arrestimit është i largët, mësohet se në lëvizje do të vihet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Para se të mbaheshin zgjedhjet, KQZ kërkoi verifikim për 28 kandidatë, mes të cilëve dhe për Tom Doshin, i cili u shpall i padëshiruar nga amerikanët. Sipas burimeve, KQZ mund të ndjekë të njëjtën strategji dhe me Berishën, pasi nuk mund të kemi dy standarde.

Ndërkohë mësohet se po shqyrtohet me kujdes ligji i dekriminalizimit dhe sidomos pika e dytë e nenit dy. “Ndalimi i parashikuar nga pika 1, e këtij neni, zbatohet edhe ndaj personave: që janë dëbuar nga territori i një shteti anëtar të BE-së, SHBA-së, Kanadasë, Australisë, në lidhje me një prej rasteve të parashikuara në pikën 1, shkronjat “a”, “b” dhe “c”, të këtij neni, apo janë dëbuar për cenim shumë të rëndë dhe serioz të sigurisë publike të shtetit përkatës”, thuhet në nen. Pika 1 që përmendet aty ka të renditura veprat penale që nëse janë kryer nga një individ atij i ndalohet kandidimi. Përveç shumë veprave penale, aty janë dhe nenet 244, 245, 248, 248/a, 259, 260, 319, 319/ç që kanë të bëjnë me korrupsionin.

Vetë DASH e shpalli të padëshiruar Berishën pikërisht me pretendimin e ai është i zhytur në korrupsion. Sipas burimeve, në shtator KQZ pritet të kërkojë verifikime nga prokuroria

Vendimi DASH

Nëse shohim vendimin e DASH, Berisha akuzohet për korrupsion. “Akte korrupsioni të ish-Presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha, minojnë demokracinë në Shqipëri. Unë shpall publikisht Sali Berishën dhe anëtarët e familjes së tij si të papërshtatshëm për hyrjen në Shtetet e Bashkuara.

Ne mbetemi bashkë kundër korrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri”, shprehej Sekretari Amerikan i Shtetit. Pra ligji i dekriminalizimit ka hapësira që mundësojnë largimin me forcë të Berishës nga Parlamenti. Precedenti “Doshi” pritet t’i kthehet në bumerang PD-së dhe ai që do e pësojë është ish-kryeministri.

Duhet theksuar se ishte PD ajo e cila para zgjedhjeve dërgoi një kërkesë në KQZ ku pretendonte se Doshi preket nga ligji i dekriminalizimit. Tani e njëjta gjë pritet të ndodhë me ish-liderin e PD.