Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfrimuar në detyrë prokuroren ë Prokurorinë e Përgjithshme Alma Muça. KPK ka konstatuar se prokurorja në Prokurorinë e Përgjithshme Alma Muça nuk ka probleme me deklarimin e pasurisë, nuk gjendet në situatë të konfliktit të interesit, si dhe mbart aftësi profesionale.
Prokurorja Alma Muça u pezullua në shkurt të vitit 2017 nga ish-kryeprokurori Adriatik Llalla. Ndaj saj nisi hetimi për shkak të qëndrimit të dyshimtë që ka mbajtur në Gjykatën e Lartë, ku po shqyrtohej rekursi për një ngjarje të rëndë në Vlorë, ndodhur në vitin 2015, ku mbetën të vdekur 3 persona pas një konflikti të armatosur.
Bëhet fjalë për masakrën e Coles. Në media gjithashtu qarkulloi një lajm se prokurorja Alma Muça sëbashku me një prokuror ka favorizuar ndryshimin e akuzës dhe për këtë u bë dhe një padi për to pasi familjarët e të pandehurit i akuzuan për korrupsion.
Në total ka patur tre denoncime për të për afera korruptive, por DSIK ka konstatuar se nuk ka fakte për akte korruptive nga ana e subjektit e kësisoj e deklaron të përshtatshme për të vazhduar detyrën.