osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

KPK ndërpret vetingun për ish-gjykatësen e Tiranës, Brunilda Kasmi

KPK ndërpret vetingun për ish-gjykatësen e Tiranës, Brunilda Kasmi

Në vendimin e  zbardhur të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit thuhet se Kasmi, gjykatëse e Tiranës kishte dhënë dorëheqjen dhe se pas kësaj ndërpritej rivlerësimi. Kasmi nuk mund të rikthehet në sistemin e drejtësisë për 15 vjet.

Nga Vladimir Karaj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ndërpreu procesin e rivlerësimit ndaj  gjykatëses së Tiranës, njëkohësisht kandidate për në Këshillin e Lartë Gjyqësor, Brunilda Kasmi. Kasmi u dorëhoq në fund të prillit të këtij viti me një letër dërguar Këshillit të Lartë të Drejtësisë, duke deklaruar arsye familjare, ndërsa vendimi i KPK për ndalimin e procesit të rivlerësimit u zbardh më fund të qershorit.

Trupa gjykuese e drejtuar nga Genta Tafa (Bungo), Pamela Qirko, relatore dhe Suela Zhegu, anëtare, vendosi se nuk kishte arsye për të vijuar procesin e rivlerësimit të Kasmit. Gjyqtarja është  një prej 11 funksionarëve të rëndësishëm të drejtësisë që dhanë dorëheqjen pa iu nënshtruar procesit të rivlerësimit. Dorëheqjen dhanë edhe ish-kryeprokurori Adriatik Llalla dhe anëtari i Gjykatës Kushtetuese Besnik Imeraj.

Në vendimin e zbardhur KPK thotë se Kasmit i respektohej e drejta kushtetuese, ndërsa vlerësoi se ajo nuk mund të kthehej më në sistem për një periudhë 15 vjeçare. “ Të deklarojë se procesi i rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit, znj.Brunilda Kasmi, është ndërprerë.  Të deklarojë humbjen e së drejtës të subjektit të rivlerësimit për t’u emëruar gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare”, thuhet në vendim.

Ligji, për rivlerësimin kalimtar të gjykatësve, pati parashikuar të lejonte vetëm një dritare kohore për dorëheqjet e gjykatësve dhe prokurorëve, por një vendim i Gjykatës Kushtetuese e rrëzoi këtë pikë “duke arsyetuar se dorëheqja mund të jepej në çdo moment”.

Një ankim i Komisionerit Publik i cili përfaqëson publikun në çështjet ndaj gjykatësve dhe prokurorëve kundër pushimitr të procesit të vetingutr ndaj ish-Prokurorit të Përgjithshëm Llalla, u rrëzua në Kolegjin e Lartë të Apelimit.