osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

KPK merr vendimin për prokurorin e K.rimeve të Rënda që hetoi dosjen e Adriatik Llallës

KPK merr vendimin për prokurorin e K.rimeve të Rënda që hetoi dosjen e Adriatik Llallës

Konfirmohet në detyrë prokurori i K.rimeve të Rënda, Klodian Braho, njëkohësisht kandidat në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe K.rimit të Organizuar, e njohur gjerësisht si SPAK.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar Brahon, i cili u përball sot me trupën e përbërë nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari dhe Roland Ilia.

Klodian Braho ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës në vitet 2005-2008 dhe më pas është emëruar prokuror në Berat. Në vitin 2012, Braho u transferua në Prokurorinë e Vlorës ku mbajti edhe postin e zv.drejtuesit, ndërsa në vitin 2015 u dekretua në Prokurorinë e K.rimeve të Rënda.

Paralelisht me punën si prokuror, Braho është angazhuar edhe në mësimdhënie apo si ekspert në Shkollën e Magjistraturës. Ai u kualifikua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë mes kandidatëve për SPAK dhe me vendimin e formës së prerë nga institucionet e vetingut, Braho e ka rrugën e hapur.

Braho ka pasur në dorë dosje ‘të nxehta’ të drejtësisë, si ajo e ish-prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla dhe ish-kryebashkiakut të Vlorës Shpëtim Gjika.

Procesi i rivlerësimit për Brahon u krye për të tre kriteret. Lidhur me kriterin e pasurisë, Komisioni verifikoi burimin e krijimit të një apartamenti me vlerë 29 428 euro në Yzberisht, blerjen e një automjeti me vlerë 400 mijë lekë si dhe vlerat e likujditeteve në cash dhe bankë.

Apartamenti ka si burim të deklaruar një kredi bankare prej 2.8 milionë lekësh, huanë 5 mijë euro nga babai si dhe të ardhurat e tij nga puna.

“Pagesa është kryer me këste, ku vlera 5000 euro e marrë hua nga babai është paguar në momentin e porositjes së apartamentit. Subjekti nuk ka paraqitur dokumente provuese për të ardhurat e babait,” tha Ilia, ndërsa shtoi se shpjegimet e subjektit do të shqyrtohen para marrjes së vendimit.

Prokurori Braho shpjegoi në fjalën e tij se babai i tij, i vetëpunësuar në bujqësi i kishte mundësitë për të krijuar shumën e 5 mijë eurove. Ai kontestoi vlerësimin e të ardhurave të babait nga KPK me referencën më të ulët.

“Për shkak se u kërkuan të dhëna për të ardhurat e babait…, ai është i vetëpunësuar në bujqësi. Në atë kohë në familje ka qenë edhe vëllai dhe ka ekzistuar mundësia për krijimin e vlerës 5000 mijë euro, që më ka dhënë babai hua”, tha Braho para KPK.

Komisioni nuk ka konstatuar probleme në blerjen e një autoveture në vitin 2016 në vlerën 400 mijë lekë dhe as në vlerat e likujditeteve dhe kursimeve në cash. KPK ka verifikuar edhe një pasuri të babait të bashkëshortes së prokurorit Braho, e cila sipas relatorit ka rezultuar ashtu siç është deklaruar.

Lidhur me pastërtinë e figurës, si Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK, ashtu edhe Komisioni nuk kanë identifikuar kontakte me persona me lidhje me k.rimin e organizuar. Prokurori Braho mori vlerësime pozitive edhe për profesionalizmin.

Në KPK kanë mbërritur 9 denoncime nga publiku në adresë të Brahos, për të cilat Ilia tha se subjekti ka dhënë shpjegime, të cilat do të vlerësohen para marrjes së vendimit.