Ministri i jashtëm grek Nikos Kotzias u shpreh sot nga Norvegjia se pakti me Shqipërinë do të mbyllet së shpejti.
“Jam optimist, së shpejti do mbyllen me sukses negociatat me Shqipërinë, për paketën me 10 cështje, mes tyre dhe përcaktimi i kufirit detar dhe zonës detare”- u shpreh Kotzias
Ministri i jashtëm grek, mbajti fjalim në Institutin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Norvegjisë për akademikët e politikanët e vendit, gjate vizites zyrtare atje. Në fjalën e tij Kozias foli për rolin lider të Greqisë në rajon dhe diplomacinë greke të cilën e cilësoi “paqësore, e dinamikës inteligjente dhe e dialogut”.
Duke u ndalur në marrëveshjen me Prespës, shefi i diplomacisë greke u shpreh se ishte vendim i qeverisë Cipras të merrte rol aktiv dhe e konsideroi atë risi e një kompromisi të drejtë në rajon, që vlen si burim frymëzimi për raste paralele me mosmarreveshje shumëvjecare./BW