Ka shumë njerëz të rëndësishëm, atdhetarë që dhanë kontribut për gjuhën shqipe. Kostandin Kristoforidhi mban një vend të veçantë. Ai do të ishte përkthyesi i madh i Biblës. Dhe pikërisht në procesin e vështirë të përkthimit do të ngrinte pyetjen madhore:mirë do e përkthejmë, po a do e lexojnë shqiptarët. Si do ta lexojnë ata?
Ndaj ai iu fut menjëherë hartimit të abetares shqipe duke e shkruar atë në toskërisht dhe në gegërisht. Me abetaren në dorë ai do të shkonte në të gjitha familjet shqiptare dhe u mësonte fëmijëve dhe grave shkronjat e arta shqipe.
Ishte një personalitet i një niveli dhe përmasave kaq gjigande sa dakordësoi të gjithë intelektualët shqiptarë të kohës. Pas përcaktimit të alfabetit duheshin përcaktuar rregullat e shkrimit të gjuhës shqipe.
Kështu që nga viti 1916 më 1918-ën do të mblidhet komisija letrare e Shkodrës që do të merrej me drejtshkrimin e gjuhës shqipe. Dhe atëherë doli pyetja:po kush dialekt duhet të ishte baza e gjuhës shqipe. Dhe pikërisht kjo komisi do të vendoste që të merrej varianti i Shqipërisë së mesme, ai i Elbasanit.
Në këtë Komisije letrare merrte pjesë dhe Fishta ynë i madh. Dhe ai bëri një pyetje që ka hyrë në histori:”Kush ka shkruar në këtë variant?” Dhe përgjigjet Luigj Gurakuqi: “Ka shkruar Kristoforidhi.” Dhe Fishta i madh u përgjigj: “Po. Kristoforidhi, po.”
Mënyra si kishte shkruar i madhi Kristoforidhi duhej të ishte baza e gjuhës shqipe. Dhe kështu vendosën të mëdhenjtë e kombit.
Ndaj ishte normale që të gjithë personalitetet e kulturës shqiptare të binin dakord që gjuha e Kristoforidhit të lartësohej dhe të bëhej baza e gjuhës shqipe. Dhe kështu ndodhi…/Hejza