Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka konfirmuar se emisari evropian për dialogun Miroslav Lajçak dhe i dërguari amerikan për Ballkanin Gabriel Escobar do të vizitojnë Kosovën të hënën në 31 Janar.
Vizita e dy zyrtarëve të lartë amerikan dhe europianë tregon rritjen e interesimit të SHBA-BE pas rritjes së tensioneve në Ukrainë. BE dhe SHBA duket se kanë marrë më seriozisht arritjen e një marrëveshje dhe akselerimin e diskutimeve midis Serbisë dhe Kosovës.
Kryediplomati evropian bëri me dije se Lajçak dhe Escobar do të shkojnë në Serbi një ditë pas vizitës në Kosovë.
Njoftimin për vizitën e dy zyrtarëve të lartë të BE dhe SHBA, Borrelli e tha në një konferencë të përbashkët me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, pas takimit që e kishin në Bruksel.