osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kosova ka më shumë se 10 miliardë tonelata qymyr, zë vendin e pestë në botë për nga sasia e këtij resursi: Humb mundësinë e financimit për TEC

Kosova ka më shumë se 10 miliardë tonelata qymyr, zë vendin e pestë në botë për nga sasia e këtij resursi: Humb mundësinë e financimit për TEC

Kosova e ka humbur mundësinë e mbështetjes financiare nga jashtë për ndërtimin e termocentralit të ri me thëngjill, e kjo u konfirmua edhe pas samitit të fundit të vendeve G20-ës të dielën, më 31 tetor.

Liderët e shteteve G20 (19 shtete dhe BE-ja) janë zotuar të ndalojnë financimin ndërkombëtar të impianteve të reja të thëngjillit deri në fund të këtij viti. Megjithatë, liderët e G20-ës nuk ranë dakord për t’i dhënë fund energjisë së qymyrit në vendet e tyre.

Thëngjilli është njëri nga burimet kryesore për prodhimin e energjisë elektrike në Kosovë. Për shkak të vjetërsisë së termocentraleve Kosova A dhe Kosova B në Obiliq, si dhe kapaciteteve të limituara të tyre, vendimi për ndërtimin e një termocentrali të ri është marrë që në vitin 2005.

Një përpjekje për të ndërtuar termocentralin e ri ka rezultuar pa sukses, pasi që kompania amerikane “ContourGlobal” më 2020, në vitin kur planifikohej të fillonte ndërtimin, është tërhequr me arsyen se kompania nuk e ka ndërmend të ndërtojë projekte me thëngjill në të ardhmen, por po ashtu ishin theksuar edhe ndryshimet politike që kishin ndodhur në Kosovë në atë kohë. Në atë kohë, drejtimin e qeverisë kishte marrë Albin Kurti. Lëvizja e tij, Vetëvendosje, është shprehur kundër marrëveshjes me “ContourGlobal”, duke thënë se kompania në fjalë mund të rrisë çmimin e faturuar për shpenzimin e energjisë elektrike.

Ndërtimi i këtij termocentrali me kapacitet 500 megavat, llogaritej të kushtonte 1.3 miliardë euro. Një investim i tillë i kësaj kompanie kërkonte garancinë shtetërore, të miratuar në Kuvendin e Kosovës me 2/3 e votave të deputetëve.

Fonde publike në shërbim të projekteve energjetike

Në vitin 2018, Banka Botërore pati njoftuar se nuk do ta mbështesë Termocentralin “Kosova e Re”, të ndërtuar për energji me thëngjill.

Investimet në ndërtimin e termocentralit të ri tashmë duhet të bëhen nga vetë buxheti i shtetit, vlerëson ish-drejtori në Korporatën Energjetike të Kosovës, Arben Gjuka.

“Kur flas për djegie të qymyrit, flas për përdorimin e teknologjisë më të avancuar dhe të pastër që nënkupton ndotje dhe efekte anësore minimale. Shteti ka mundësi të bëjë investime në këtë. Ne kemi shembullin e ndërtimit të autostradave, ku i kemi ndërtuar me para të buxhetit. Nëse do të kishim një prioritizim të parasë publike, deri tani ishte dashur ta kemi termocentralin”, thotë Gjuka.

Dy autostradat, njëra që lidh Kosovën me Shqipërinë dhe autostrada Prishtinë –Shkup, ishin ndërtuar me para të buxhetit të shtetit dhe kishin kushtuar rreth 1.3 miliardë euro.

Kryetari i Komisionit për ekonomi, industri, ndërmarrësi dhe tregti në Kuvendin e Kosovës, Ferat Shala, thotë për Radion Evropa e Lirë se Kosova duhet ta ketë një qëndrim të qartë me resurset e veta, siç është linjiti.

“Ende ka hapësirë, ende ka mundësi dhe teknologji, që edhe e shfrytëzojnë linjitin edhe fitojmë energji dhe jemi në minimum të ndotjes së ajrit, por për të arritur në këtë, qeveria nuk ka krijuar asnjë hap strategjik. Jemi vonuar dhe jemi larg planifikimit energjetik”, thotë Shala.

nga TaboolaRekomanduar